Sarandë, plagoset me thikë pronari i lokalit të natës "Ecuador"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shkurt 2015, 10:27
Sarandë-Pronari i një lokali nate ka mbetur i plagosur me thikë. Bëhet fjalë për Rudin Haxhia 39 vjeç, pronari i lokalit të natës "Ecuador" dhe sipas policisë është plagosur me thikë dhe mjete të forta nga 5 persona.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm 18 shkurt, rreth orës 06:00, pas një grindje me disa persona.Haxhia është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore për në spitalin e Traumës në Tiranë.Ndërkaq më herët 39-vjeçari i ka shpëtuar disa atentateve me armë zjarri dhe me eksploziv.Policia ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.