Kukës, 200 mln lekë borxhi ndaj ujësjellësit. Nëse s’paguhet, kamatvonesa
Borxhi mbi 200 milionë lekë që qytetarët e Kukësit kanë ndaj Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizime, kanë bërë që këta të fundit të nisin fushatën për pagesën e debisë. Nëse Debia nuk shlyhet brenda marsit, atehërë do të aplikohet kamatvonesa.Niveli i ulët i arkëtimit të faturave të ujit të pijshëm, ka nxjerrë në terren punonjësit e Ndërmarjes së Ujësjellës Kanalizimeve në Kukës, të cilët po informojnë konsumatorët familjarë rreth debisë së krijuar.Të paktën 200 milionë lekë është borxhi që qytetarët i kanë ujësjellësit.Beglie Cenaj, inxhiniere e NUK : “Aplikimi i debisë fillon nga viti 2008 deri në dhjetor 2014. Afërsisht debia totale nga konsumatorë familjarë, privatë si fshat dhe qytet, është 212 mln lekë të reja. Ky aksion përfundon me 31 mars 2015. Mbas kësaj datë do të aplikohet automatikisht kamatvonesa mbi vlerën e debisë. Gjithashtu për konsumatorët, si familjarët dhe privatët që nuk do kenë shlyer debinë, do të bëhet ndërprerja e furnizimit me ujë”. Qyteti i Kukësit, furnizohet me ujë nga tre burime kryesore, ai i Kolesianit, Domjes dhe Lojmes. Ky ujësjellës furnizon me ujë banorët e qytetit të Kukësit dhe 14 fshatra rreth tij.Ujësjellësi i Kukësit muajt e fundit është përfshirë dhe nga skandali i abuzimeve me 4.3 mln euro fonde për të cilin janë arrestuar edhe disa punonjës.