Eksodi kosovar shqetëson BE: Duhet të ndaloni të rinjtë që të ikin jashtë

Bashkimi Europian është gati të bashkëpunojë me qeverinë e Kosovës për të përmirësuar situatën ekonomike dhe për t’i ofruar perspektivën ekonomike dhe europiane të shtetit i cili dje festoi 7 vjetorin e Pavarësisë.Por nga ana tjetër qeveria e Kosovës duhet të forcojë kufijtë dhe të sigurojë njerëzit se nuk do të garantohet azil.Këto  deklarata u bënë nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa sot në Prishtinë.Johannes Hahn: “Forconi kufijtë dhe siguroni njerëzit se nuk do të garnatohet azil. Numri i personave që kanë kërkuar azil ka rënë shpresojmë që të jetë gjithçka e qëndrueshme. Nuk duhet të jemi cinikë duke thënë se të gjithë e kanë lënë vendin, duhet të jetë e kundërta së bashku të punojmë të shtyjmë ekonominë përpara Eshtë një përkushtim i përbashkët i Kosovës dhe BE-së  me qëllim që t’i tregojmë rinisë kosovare atyre që janë të profilizuar, se ka mundësi të mëdha në KosovëBE është gati të bëjë cdo gjë për të përmirësuar situatën edhe për të ofruar perspektivën ekonomike dhe Europiane.Evropa është fuqimisht e intersuar të ketë Kosovën në momentin e caktuar, të bëhet anëtare e BE-së. Duhet të punojmë për këtë. Është perspektivë europiane por nëse jemi të përkushtuar dhe qëndrojmë sëbashku cdo gjë që dëshironi është e arritshme."Vizita e pare ne Kosove pas marrjes se detyresKomisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Negocim të Zgjerimit, Johannes Hahn, viziton sot Kosovën, për herë të parë që pas marrjes së detyrës. Ai do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarë.Hahn do të takojë edhe përfaqësues të pakicës serbe, liderë të partive opozitare, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komunitetit të biznesit.Një ditë më parë Komisioneri i Bashkimit Evropian deklaroi në Bruksel se nuk pajtohet me ata që mendojnë se liberalizimi i vizave me Kosovën do të ishte përgjigjja më e mirë për problemin e shkaktuar nga eksodi masiv.Ai ka shprehur mendimin se arsyeja kryesore pse njerëzit duan të emigrojnë është mungesa e perspektivës ekonomike, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës do të ishte, përgjigjja më e mirë në këtë rast ka thënë Hahn në takimin me gazetarët e rajonit të Ballkanit në prag të nisjes së tij për vizitë në Maqedoni dhe Kosovë.I pyetur se sa mund të ndikojë çështja e emigrimit ilegal të kosovarëve në procesin e dialogut të vizave, Hahn ka thënë se "këto dy gjëra nuk duhet ngatërruar".hahn