Fier, parandalohet vrasja, arrestohet djali i autorit të vrasjes së 5-fishtë
Fier-Policia e Fierit ka mundur të parandalojë një vrasje në fshatin Strum. Arshin Vrapi, ka tentuar të qëllojë me armë zjarri të modifikuar bashkëfshatarin e tij me iniciale M.T.Pas njoftimit të bluve, nga vet personi që u tentua të vritej nga i riu, është arrestuar 30 vjecari Arshin Vrapi, djali i autorit të vrasjes së katërfishtë Bajram Vrapi, që vrau më 22 korrik dy vëllezërit, njërën prej kunatave e mbesën 17-vjeçe, para se t'i jepte fund jetës.Nga kontrolli në banesë Arshin Vrapit, iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e modifuikuar, dy palë dylbi, dy thika, një gjerdan me 7 fishekë gjueti.Nga të dhënat e policisë së Fierit, sherri ka lindur për kullotjen e bagëtive, ku 30 vjecari ka pretenduar që po I bëhej një padrejtësi nga bashkëfshatari.Mësohet se Arshin Vrapi ishte kthyer nga Greqia pas ngjarjes së rëndë në familjen vrapi, ku Babai I 30 vjecarit Bajram Vrapi, qëlloi për vdekje dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën, ditën e fejesës së 17 vjecares.
(Masakra në familjen Vrapi)