Le Monde: Cherif Kouachi mesazh Coulibaly-t një orë përpara se sulmet në Paris të fillonin
Një nga vëllezërit që kreu masakrën e janarit në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, i dergoi një mesazh njeriut të cilit më vonë vrau pengjet në një supermarket në Paris, që ndodhi pas një ore nga sulmi i parë, raporton gazeta franceze ‘Le Monde’.‘Le Monde’ gjithashtu raportoi se masakra e 7 janarit 2015 ishte gati për t’u anulluar një ditë më parë sepse një nga terroristët ishte sëmurë.‘Le Monde’ raportoi se nuk ishte në dijeni për përmbajtjen e mesazhit, por thanë se është provë që sulmi i Charlie Hebdo nga vëllezërit Kouachi dhe sulmi në supermarket nga Amedy Coulibaly ishin të koordinuara, diçka që Coulibaly e pranoi vetë përpara një reporteri televizioni, përpara se të vritej nga policia.Cherif Kouachi i dërgoi një mesazh Coulibaly-t më orën 10:19, mëngjesin e 7 janarit, raporton ‘Le Monde’. Diçka më shumë se një orë përpara se vëllezërit Kouachi sulmuan zyrat e revistës në Paris, duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 11.Coulibaly, që sipas autoriteteve bashkëpunonte me vëllezërit Kouachi, qëlloi një police femër për vdekje në periferi të Parisit më 8 janar, dhe më pas mori disa pengje në një supermarket në Paris, 4 prej të cilëve i vrau. Më 9 janar, policia e qëlloi dhe e vrau atë. Vëllezërit Kouachi u vranë në të njëjtën ditë.Më 7 janar, një mesazh ishte dërguar nga telefoni i Cherif Kouachi-t tek një nga 13 telefonat që Loulibaly përdorte, sipas ‘Le Monde’, e cila citon burimet e veta investigative.Nga telefoni i Cherif-it ishin dërguar 6 mesazhe drejtuar Coulibaly-t. Sipas provave, këta të fundit janë takuar personalisht rreth orës 1 të mëngjesit të 7 janarit, raporton ‘Le Monde’.Sipas burimeve investigative të ‘Le Monde’ sulmi në Charlie Hebdo do të bëhej një ditë më parë, por Said Kouachi kishte dhembje stomaku.Al Kaeda e gadishullit arabik, pjesë e Al Kaedës së Jemenit, mendohet të fshihet pas sulmit në Charlie Hebdo.Ndërkohë Coulibaly kishte deklaruar se ishte pjesë e Shtetit Islamik në Irak e Siri, ISIS.