Armepushimi në Ukrainë, shqetësim mbetet zona e Debaltseve
Në lindje të Ukrainës armëpushimi vijon të respektohet, edhe pse janë raportuar të shtëna në disa zona të nxehta të konfliktit. Sipas raportimeve përreth qytetit Debaltseve janë dëgjuar shëprthime granatash por nuk janë shënuar të lënduar.Të shtënat nga separatistët pro-rusë në Debaltseve mbeten pika kryesore e shqetësimit për armëpushim, pasi komandanti i rebelëve tha për agjencinë e lajmeve Reuters se forcat e tij mund të hapin zjarr në qytet dhe rrethinat e tij pasi ai është "territori i tyre".Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila është përgjegjëse për monitorimin e armëpushimit, tha se separatistët nuk kanë lejuar vëzhguesit e saj të hyjnë në qytetin Debaltseve.Zëdhënësi i OSBE-së, Michael Bociurkië u shpreh se shumica e shkeljeve të armëpushimit janë bërë përreth zonës së Debaltseves, por edhe pranë qyteteve që kontrollohen nga rebelët, Donjeck dhe Luhansk.Shpërthime të rralla janë dëgjuar edhe jashtë qytetit Mariupol. Ushtria e Ukrainës njoftoi se separatistët janë duke përdorur armë të ndryshme, përfshirë raketa Grad, për të sulmuar Debaltseven. Presidenti ameirkan Bbarak Obama shprehu shqetësim për dhunën përreth qytetit Debaltseve para nisjes së armëpushimit, në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Poroshenko.Për situatën ai zhvilloi edhe një telefonatë me kancelaren gjermane Merkel, e cila negocioi bashkë me presidentin francez Hollonde dhe Presidentin rus Putin për Armëpushimin. Më shumë se 5 mijë vetë janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrianës i cili ka shkaktuar edhe krizën më të rëndë që pas Luftës së Ftohtë mes Rusisë dhe Bashkimit Europian.