‘Fashion in New York’, shumëllojshmëri veshjesh në sezonin vjeshtë 2015
Jeshilja e errët, gria, ngjyrat e tokës dhe e kuqja dominuan koleksionin e vjeshtës 2015 të stilistit amerikan Jason Wu.Funde në shtrat të lartë, deri poshtë gjurit dhe me të çarë anash, duke treguar sensualitetin feminil u prenzantuan nga supermodele si Karlie Kloss, dhe Fei Fei Sun. Vetë stilisti shpjegon se ngjyrat e errëta nxjerrin në pah fuqinë e femrës, duke prezantuar një grua seksi dhe moderne.“Gama e ngjyrave në tërësi është vërtëtë e errët , por shumë më joshëse. Dhe ideja ime ishte të krijoja një koleksion të matur, doja një grua të rritur , të fortë dhe joshëse, shprehet,” 32 vjeçari Jason.Në koleskionin luksoz u shfaqën modele të ndryshme kostumesh, por në top të sfilatës ishin mantelet e dizenjuara në mënyrëm më komode dhe përfekte, që nxjerr në pah bukurinë femërore dhe seksualitetin e saj njëkohësisht.Ndërkaq stilistja Monique me koleskionin e saj vjeshtë 2015 na ka kthyer në vitet 1920. Ajo filloi të krijojë linjën e saj duke menduar për atë që do të bënte diferencën dhe atë çfarë i dukej e drejtë për momentin."Kam parë shumë modele të viteve ‘20 dhe jam përpjekur ta sjell sa më afër me kohën, por në mënyrë shumë fluide. Kështu që nuk ka korsera në këtë koleksion, pasi femrat në këto veshje do të ndihen të çliruara. Por gjithashtu doja të sillja diçka të fortë dhe shumë të sigurtë në këtë koleksion,” thotë ajo.Monik prezantoi 36 modele të ndryshme kostumesh, pantallonash, bluza dhe xhaketa , ku dominonte leshi, dantellat, mëndafshi dhe kastori.