Rita Ora, 90 sekonda në "Fifty Shades of Grey": E lumtur që jam pjesë e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2015, 08:12
Këngëtarja shqiptare Rita Ora do të marrë pjesë në filmin e shumëpërfolur në të gjithë botën "Fifty Shades of Grey" i cili këtë javë ka premierën botërore.Pavarësisht se aktrimi i Rita Orës është jo më shumë se 90 sekonda, ajo sërish ndjehet e lumtur me punën e saj dhe madje këtë gjë e ka thënë në shumë intervista ku ka promovuar edhe rolin e saj në film vitin e kaluar.Edhe në Twitter Rita ka shkruar: @Fifty Shades London premierë nesër. "Është drithëruese, ju mund ta kishit humbur atë rol, por për angazhimin tim të parë në aktrim, unë jam kaq e lumtur që jam pjesë e tij"."Fifty Shades of Grey" vjen sot premierë edhe në kinematë shqiptare për të gjithë të apasionuarit pas filmit.