Rio de Janeiro, 5 ditë parada dhe Samba për karnavale

Kanë nisur zyrtarisht karnavalet e famshme të Rio de Janiero-s. Për pesë ditë me radhë qyteti tropikal do të bëhet edhe më i nxehtë nga parada, muzikë dhe kërcime të ndryshme, por që natyrisht, mbretëresha është samba.Mëngjesin e kësaj të shtune më 14 shkurt,  kryetari i bashkisë së Rios, i dorëzoi çelësat e qytetit mbretit Momo, kllouni mitik që qeveris qytetin përgjatë 5 ditëve të karnavaleve. Gjithsesi, mbreti do të japë kontrubutin e tij në të gjitha rrugët e qytetit gjatë festës më popullore të vendit."Karnavalet janë rritur shumë ku këtë vit festojmë edhe 450 vjetorin e krijimit të Rio de Janeiros. Karnavalet në vetvete janë një festë e madhe, por këtë vit është janë edhe më të veçanta dhe unë ju siguroj se këto karnavale do të jenë të paharrueshme,” deklaroi mbreti Momo.Njerëz nga më shumë se 70 zona të Rios dolën në rrugë për të festuar, duke parakaluar së bashku me bandat e qytetit. Kulmi i festës shënohet nga samba e kërcyer nga 12 shkolla përgjatë 700 metrave, duke konkurruar me njëri-tjetrin nga e shtuna deri të dielën.  Secila  shkollë përfaqësohet nga një ekip kërcimtarësh të përbërë nga 3000 deri në 4000 persona. Gjyqtarët do të zgjedhin ekipin më të mirë të bazuar në temën e zgjedhur dhe sinkronizimin e tyre në performancë.