Supermodelja 83-vjeçare Carmen Dell’Orefice në kopertinën e “New You"
Nuk është e pazakontë për një supermodele të marrrë pjesë nëpër kopertinat e ndonjë reviste të mirënjohur, por kur supermodelja është 83 vjeç, sigurisht që ka diçka për të folur.Carmen Dell’Orefice shfaqet në kopertinën e revistës ‘New You’ e veshur me të zeza, dorashka të gjata, varëse perlash dhe një buzëqeshje perfekte.Edhe pse Dell’Orefice rrëfeu vitin që kaloi se akoma po përpiqet të zbulojë se si ta bëjë punën e saj, pavarësisht 70 viteve punë në industri, kjo kopertinë tregon se ajo është akoma në krye të “lojës”.“Kam qenë pjesë e kopertinave në 25 vitet e fundit më shumë seç kam qenë tërë jetën time,” tha Dell’Orefice për revistën.“Sot ndodhem në një territor që biznesi është i papërshtatshëm për shitje : mosha dhe flokët e bardha. Megjithatë, fillova ta zotëroja atë territory dalëngadalë.Sëbashku me shumë kopertina revistash, Dell’Orefice vazhdon të marrë pjesë edhe në sfilata mode. Kohët e fundit ka qenë në Singapor.