Kinë, festivali i pranverës "çel" panairet e luleve

Shumë qytete në jug të Kinës po mbajnë panairet e luleve, evente vjetore këto që organizohen në prag të çeljes së festivalit kinez të pranverës, i cili hapet zyrtarisht më 19 shkurt.Në Foshan, panairi i luleve është hapur që të premten e kaluar dhe është i pasur me lloje të ndrysme lulesh , duke filluar që nga orkidetë, margarita dhe shumë lloje lulesh që kultivohen në Kinë.Çmimi i tyre nuk ndryshoi këtë vit krahasuar me 2014, të paktën sipas kultivuesve. Pronarët e fermave të luleve po përpiqen të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes, pasi ata kanë humbur shumë klientë nga ndërmarrjet dhe insitucionet publike, të cilat po praktikojnë masat shtrënguese të presidentit Xi Jinping.Tregu i luleve në Zhongshan u hap të mërkurën, dhe shumica e klientëve blinin lule për të dekoruar shtëpinë me rastin e vitit të ri kinez. Me 536 salla lulesh në total , panairi kishte shumë lloje lulesh dhe sipas fermerëve, për shkak të temperaturave të ngrohta, disa prej tyre kanë çelur më herët dhe për pasojë edhe çmimi i tyre është më i lartë."Çmimi i orkidesë është i detyruar të rritet. Të gjitha janë kultivuar në sera dhe për pasojë kanë çelur më herët. Në këtë situatë edhe çmimi i tyre rritet me 30 % për shkak të kostos së lartë të prodhimit,” thotë një fermer lulesh.Gjithsesi njerëzit sërish blejnë lule pavarësisht çmimit të lartë të tyre."Kam blerë disa vazo me lule. Kjo është shumë e madhe por kushton vetëm 120 juanë. Është një pazar i mirë, por e vështirë për ta çuar në shtëpi. Po përqiqem të gjej një zgjidhje,” thotë një banore e zonës.Ndërkohë, qyteti Shantou ka hapur 16 tregje lulesh në vende të ndryshme në qytet, në mënyrë që të lehtësojë blerjen e njerëzve.