Kenia censuron "50 hijet e Greit", shkak skenat seksuale
Teksa e gjithë e bota e pret me kërshëri, madje deri tani numri i prenotimeve të biletave ka kapërcyer çdo parashikim, Kenia ndalon shfaqjen në kinema të filmit “50 hijet e Greit”. Gjatë një konference për shtyp, kryetari i bordit të filmit të Kenias e argumentoi ndalesën me skenat seksuale të filmit, që sipas tij e orientojnë shikuesin drejt pronografisë."Bordi i klasifikimit të filmit të Kenias mori një film nga Teatri Fox, me titull "Pesëdhjetë hijet e Greit" më 9 shkurt 2015. Pas shqyrtimit, bordi vendosi se filmi duhet kufizuar, që do të totë se nuk mund të shpërndahet ose trasmetohet në Kenia.“Censurimi i tij vjen si pasojë e skenave seksuale në film, të cilat përshkruajnë gratë si skllave të seksit dhe nuk trajton çështjet që lidhen me abuzimin e fëmijëve, të përjetuara nga protagonisti kryesor,"tha kryetari i bordit, Jackson Kosgei.Kjo nuk është hera e parë që Kenia ndalon filmat hollivuadianë, veçanërisht ato me përmbajtje të skenave seksuale . Ndër ta janë " The Wolf of Wall Street" , i ndaluar në 2013 për skena seksi dhe droge, si dhe në 2014 "Stories Of Our Lives", i cili në qendër të tij ka ekperienca të homoseksualëve si lezbike, gej dhe biseksual."Dhe ne do të vazhdojmë të censurojmë më shumë në të ardhmen sepse shoqëria jonë është dinamike dhe njerezit tanë janë kreativë. Në fakt Hollivudi ndodhet në gjendje lufte dhe po kërkon të bindë të gjithë botën se rruga e të ardhmes është pornografia, ndaj dhe po hedhin më shumë në treg materiale të tilla. Ne si komb kemi një zgjedhje, ka disa vende që e kanë pranuar, por ka kombe që ende mbrojnë shoqërinë dhe njerëzit e tyre dhe Kenia është një ndër ta. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë brezat e ardhshëm" , deklaron Kosgei.‘50 hijet e Greit’ , i bazuar në romanin e EL James, triologji e publikuar në 2011, flet për marrëdhënien mes një studenteje letërsie dhe një sipërmarrësi pasanik. Por janë shijet seksuale të këtij të fundit që fusin protagonistët në rrugën e një pasioni të errët që përfshin dominim dhe sadomazokizëm.Pavarësisht se rruga seksuale është ajo në të cilën protagonisti kërkon të shërohet, sërish lexuesi dhe shikuesi kanë mbetur në rrjetën e kuqe, e cila ka shënuar edhe suksesin e autores. ‘50 hijet e greit’ shfaqet në kinema ditën e Shën Valentinit.