“Aventurieri” Bear Grylls futet në emision duke thyer dritaren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2015, 14:08
Aventurieri britanik ose i njohur ndryshe në botë për emisionet e tij “Njeriu kundër së Egrës” (Man vs Wild), bëri një hyrje të paharrueshme në emisionin ‘This Morning’.Ai arriti deri në ndërtesën e studios me një anije. Pastaj nëpërmjet një litari u ngjit duke thyer dritaren e dhomës ku bëhej emisioni.Prezantuesit Eamonn Holmes gati sa nuk ‘pësoi një infarkt’ nga ngjarja.Bear Grylls, emri i vërtetë i të cilit është Edward, po udhëheq një emision të tijin personal që ka të bëjë me qëndrimin e 8 vipave nëpër pyjet e Amerikës Qëndrore në një mision për të mbijetuar brenda 12 ditëve.