Shën Valentini i Helena Bonham Carter me një peshk ton gjigand
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2015, 08:32
Për një femër, e cila e pranon se i ka frikë peshqit, një peshk ton gjigand duket se është i papërshtatshëm për një takim në kohë Shën Valentini.Megjithatë, Helena Bonham Carter, e tejkaloi frikën e saj për të pozuar nudo me këtë specie të mrekullueshme në mbështetje të Fondacionit Blue Marine, fondacion i cili po bën fushatë për mbrojtjen e specieve në rrezik në mbarë botën.“Unë jam një mbështetëse e madhe e mjedisit detar,” tha ajo. “Në fakt unë i kam fobi peshqit, dhe kur Greta më kërkoi të pozoja nudo me një peshk ton 27kg, isha më shumë e shqetësuar se do të isha në kontakt me të pa rroba”.“Por më pas e tejkalova frikën, dhe në fund pozova sëbashku me peshkun. Ai do të jetë Shën Valentini im,” u shpreh Helena Bonham Carter.