Njihuni me superjahtin 100 milionë dollarësh vetëm për femra
Në botën e njerëzve të pasur dhe të famshëm, nuk je asgjë nëse nuk ke një superjaht. Deri më sot, tregu ka qenë i tejmbushur me jahte të drejtuar nga miultimilionerët meshkuj.“Por, nga sot, bota e superjahteve luksoze është e hapur edhe për femrat,” sipas Lidia Bersanit, një projektuese që ka vizatuar superjahtin e parë vetëm për femra.Jahti 80 metra i gjatë është i projektuar për 12 njerëz, ka 5 kuverta të mëdha, 1 dhomë gjumi të madhe me një shtrat rrethor, dhe 5 suita. Në bord ndodhet një qendër bukurie, një disko, kinema, bare dhe vaska me hidromasazh.“E projektova këtë jaht, sepse sot jahtet luksoze janë të përqëndruar vetëm tek hobit e meshkujve,” tha Bersani për CNBC. “Unë jam vetë femër, kështu që i kuptoj mirë, dëshirat, ëndrrat dhe shijet e femrave. Prandaj nuk mund t’ju them se më pëlqen të shoh ndeshje futbolli me një gotë uiski në dorë e duke tymosur”.Jahti është i projektuar me flori dhe kristal, dhe mbi të ndodhet një helikopter ngjyrë floriri po ashtu.