Magjia e talenteve, Sergei Polunin kërcen "Take me to the Church"

Çfarë ndodh kur kombinon talentet e balerinit rus Sergei Polunin, këngëtarit iluminues irlandez Hozier dhe magjistarit të fotografisë David LaChapelle? Me sa duket momente vallëzimi drithëruese, seksi dhe të bukura.Nën drejtimin e David LaChapelle balerini i njohur Polunin sjell performimin perfekt të koreografisë së Jade Hale-Christofi nën tingujt e këngës "Take me to the church" Balerini emotiv, i veshur vetëm me një palë pantallona të ngushta e të shkurtra ngjyrë mishi, dhe me disa tatuazhe në trup, kërcen në mes të një hapësire të zbrazët dhe të ndriçuar. Dhoma e bardhë 'përplaset' me energjinë e zezë së këngës, duke i bërë lëvizjet mahnitëse të Polunin të duken si një lloj posedimi shpirtëror.