Lukashenko i “heq karrigen” Putinit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2015, 12:06
Duhet të ishte një video tallëse me presidentin rus, Vladimir Putin, por në fakt është një montazh. Në një video të qarkulluar në YouTube, duket sikur presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i heq karrigen mikut të tij Putin ndërsa ai kërkon të ulet.Por në fakt, video është kthyer në invers, sepse Lukashenko në të vërtetë e ka ndihmuar Putinit të ulet. Dhe nuk mund të ndodhte e kundërta, pasi kreu i shtetit bjellorus është ndër miqtë e paktë që i kanë mbetur Putinit në EuropëGjithsesi, për pak sekonda, deri sa dallohen lëvizjet mbrapsht të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Fransua Holond, video e bën efektin duke shkaktuar jo pak të qeshura!