Këln, mijëra persona mbushin rrugët për të festuar karnavalet
Të dominuar nga e kuqja dhe e bardha, mijëra persona mbushën rrugët e Këlnit për të festuar karnavalet , qytet i cili është shumë i famshëm për festa madhështore në këtë sezon të vitit.Këlni është një nga tre pikat më të nxehta të karnavaleve në Gjermani, së bashku me Dyserdorfin dhe Mainzin.E enjtja konsiderohet dita kur nis edhe numërimi mbrapsht për nisjen e një jave shumëngjyrëshe të karnavaleve."Do të kalojmë një ditë të mrekullueshme me të gjitha gratë që ndodhen këtu. Duhet ta përjetosh vetë, është diçka që nuk përshkruhet nëse vertëtë nuk e jeton. Është një emocion i veçantë që ta dhuron vetëm Këlni,” thotë një grua pjesmarrëse në grupet e karnavaleve."Ky është gëzim i pastër, është thjesht fantastike, është argëtim," thotë një tjetër qytetar , i cili duket në ekstazë , i veshur me kostumin e mbretëreshës autriake."Këlni është mënyrë jetese, është emocion, është gjithçka,” thotë një tjetër i veshur me ngjyra shumë shkëlqyese.Karnavalet festohen kryesisht në perëndim dhe në jug të Gjermanisë, qindra katolikë gjermanë shijojnë birrën tradicionale vendase , ushqimin gjithashtu, të shoqëruara këto me valle popullore.Karnavalet kanë origjinë të ndryshme. E para rrjedh nga tradita romake, të cilët festonin fillimin e pranverës dhe e dyta e bazuar në ritet e lashta të pjellorisë gjermanike, e cila më vonë u huazua nga të krishterët si një urë lidhëse me periudhën e agjërimit para Pashkëve.