Shën Valentini, Hollanda gati për panairin më të madh të luleve

Shën Valentin, dashuri dhe shumë lule. 14 shkurti sjell panairin më të madh të luleve në qendrën më të madhe të shpërndarjes së tyre  FloraHolland, i cili mbahet në vendin e tulipanëve, në Hollandë.Hapësira e këtij ankandi të madh është afërsisht sa sipërfaqja e Monakos, ndërkohë që punëtorët po vendosin dhe dekorojnë stendat e tyre me miliona lule. Trëndafilat e kuq, simboli tradicional i ditës së Shën Valentinit, këtë vit përballen me konkurrencën e fortë të tulipanëve, simbol jo i dashurisë, por i Hollandës.Zëdhënësi i FloraHolland, Lex van Horssen, thotë se gjithsesi mbrëtëresha e Shën Valentinit është trëndafili i kuq, por sipas tij edhe tulipani është bërë shumë popullor."Për Shën Valentin, natyrisht që secili mendon për një trëndafil të kuq, dhe kjo është mbretëresha e luleve gjatë gjithë vitit, por sidomos për ditën e të dashuruarve. Gjithsesi këto ditë ne kemi në shitje lloje të ndryshme lulesh, por natyrisht kemi shumë tulipanë, simbolin e hollandezëve i cili është bërë mjaft popullor edhe në vende të tjera përveç Hollandës”.“Për të krahasuar tulipanin me trëndafilin e kuq, gjatë këtyre ditëve shiten rreth 100 milionë copë trendafila të kuq dhe afërsisht 100 milionë tulipanë. Pra diferenca është tejet e vogël, po të kemi parasysh se tulipanët e shitur janë më së shumti në ngjyrë të kuqe,” thotë ai.FloraHolland nuk është pronare e luleve në dyqane, por thjesht menaxhon shpërndarjene tyre mes shitësve dhe blerësve. Lulet vijnë kryesisht nga Kenia, Etiopia dhe Izraeli, ndërsa Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Rusia janë blerësit më të mëdhenj.Vendimi i Rusisë  për të ndaluar importin e frutave dhe perimeve nga Evropa, në përgjigje të sanksioneve perëndimore nuk ka ndikuar drejtpërdrejt në shitje, pasi masa nuk përfshin lulet apo bimët e ndryshme.Pavarësisht gjendjes ekonomike, Rusia ka bërë blerjen më të madhe të luleve krahasuar me vitet e kaluara."Pasojat më të mëdha i kanë kultivuesit e perimeve dhe frutave, sepse ato janë të ndaluara. Lulet dhe bimët nuk janë të përfshira,  por ka një efekt, sepse vlera e rublës ka rënë  në krahasim me euron, kështu që për konsumatorët rusë lulet janë më të shtrenjta se zakonisht,” thotë  van Horssen.FloraHolland, e cila ka një qarkullim vjetor prej 4.5 miliardë euro dhe më shumë se 3.500  punëtorë shet më shumë se 12 miliardë lule dhe bimë çdo vit.