Kayla Mueller, amerikanja e zënë rob nga ISIS letër familjes përpara vdekjes

Pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi vdekjen e amerikanes së zënë rob nga ISIS, Kayla Mueller, familja e saj bëri publike një letër të shkruar nga ajo. Familja e Kayla-s e mori letrën në pranverën e vitit 2014 ndërsa vazja nga Arizona ishte akoma e zënë rob. Ende është e paqartë mënyra se si familja e mori këtë letër të shkruar me shkrim dore nga vajza e tyre, por ajo thotë se “vetëm duke ju menduar ju të gjithëve, sytë më mbushen me lot”.Në letrën emocionale, ajo nuk flet negativisht për rrëmbyesit e saj, duke shkruar se ajo “nuk është aspak e lënduar nga ata, biles është trajtuar me respektin më të madh të mundshëm”.Në vend të kësaj, ajo e hedh barrën e trazirave emocionale mbi supet e saj.“Nëse mund të them që kam vuajtur gjatë gjithë kësaj kohe, është vetëm mendimi që ju kam lënduar ju të gjithëve,” shkruan ajo.ISIS raportoi se Mueller u vra si rezultat i një sulmi ajror jordanez, pavarësisht se kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga Forcat Inteligjente amerikane dhe ndërkombëtare.Mueller u zu rob më 4 gusht të vitit 2013, pak ditë përpara 25 vjetorit të saj, pasi u largua nga një spital në Alepo të Sirisë, sipas informacioneve nga një zëdhënës i familjes.Në letër ajo shkruan për momentet e kaluara me familjen nëpër udhëtime të ndryshme, dhe besimin që e mbante gjallë gjatë kohës që ishte e zënë rob.“Askush nuk e dinte që kjo do të zgjaste kaq shumë, por nuk do të dorëzohem sa do që të zgjasë, sidomos tani që kam shumë luftra brenda vetes,” shkruan Kayla.Ajo përsëriste se familja nuk duhet të bënte negociata për lirimin e saj. Më poshtë është letra origjinale e Kayla-s :Për të gjithë ju Nëse po ju bie në dorë kjo letër, kjo do të thoë se unë jam akoma e zënë rob, por shoqet e mia të qelisë  (duke filluar që nga data 11/2/2014) janë liruar. I kam kërkuar atyre që t’ju kontaktojnë dhe t’ju japin këtë letër. Dua që ta dini se jam në një vend të sigurtë, aspak e lënduar, gëzoj shëndet të plotë dhe jam trajtuar me respekt e dashamirësi. Do t’ju kisha shkruar shumë më shumë (por nuk e dija se kur do liroheshin shoqet e mia të qelisë) dhe prandaj ju kam shkruar vetëm disa paragrafe. Vetëm duke ju menduar të gjithëve, sytë më mbushen me lot.  Nëse mund të them që kam vuajtur gjatë gjithë kësaj kohe, është vetëm mendimi që ju kam lënduar ju të gjithëve. Nuk do t’ju kërkoj kurrë të më falni, sepse nuk e meritoj faljen. E kujton mamanë tek gjithmonë më thoshte, se në fund të fundit e vetmja gjë që ke në jetë, është vetëm Zoti. Dhe tani, që kam ardhur në këtë vend, dhe me eksperiencën që po përjetoj, e kuptoj shumë mirë që jam e rrethuar vetëm nga Krijuesi ynë. I jam ekspozuar errësirës dhe dritës, dhe kam mësuar se edhe në burg mund të jesh i lirë. Unë jamë mirënjohëse. Kam ardhur të shikoj që e mira ekziston në çfarëdo lloj situate, ndonjëherë na duhet vetëm ta kërkojmë atë. Jam mirënjohëse çdo ditë që kam arritur të krijoj një lidhje të ngushtë dashurie me Zotin, duke mbështetur njëri-tjetrin. Më mungoni të gjithë, sikur kemi një dekadë pa u parë. Me orë të tëra kam menduar për kohët e bukura që kemi kaluar Lex, udhëtimin tonë të parë familjar , takimin tonë të parë në aeroport. Kam pasur shumë kohë të mendoj se vetëm në mungesën tënde, kam arritur të kuptoj vendin tënd në jetën time. Të gjithë jeni si një dhuratë për mua, personi i cili mund të isha nëse ju nuk do të ishit pjesë e jetës sime, familja ime, mbështetja ime. NUK DUA që të bëni negociata për lirimin tim. NUK DUA që të jetë barra juaj. Askush nuk e dinte që kjo do të zgjaste kaq shumë, por nuk do të dorëzohem sa do që të zgjasë, sidomos tani që kam shumë luftra brenda vetes.Shkruaja një këngë disa muaj më parë që thotë, “Shpresa për ribashkimin tonë është burimi i forcës sime. Ju lutem kini durim. E di që doni që të qëndroj e fortë. Kjo është pikërisht ajo që po bëj. Mos u frikësoni, por vazhdoni të luteni ashtu siç bëj unë dhe me dëshirën e Zotit do të jemi sërish bashkë”. Jeni gjithçka imja, KaylaLetra