Tiranë, i njëjti person pas tritolit te farmacia e Tahirit e te stacioni urban

Tirane- I njëjti person ka vendosur tritolin tek farmacia e të atit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe tek  stacioni i autobusit në   rrugën "Muhamet Gjoshella" në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit 2015.E njëjta sasi tritoli, 400 gram dhe i njëjti mekanizëm shpërthimi: Komandim në distancë nëpërmjet celularit.Por  ndërsa tek farmacia  në pronësi të BashkimTahirit, tritoli ka shpërthyer në orën 02:50 minuta, tek stacioni i autobusit, qytetarët kanë njoftuar për paketën e dyshimtë duke shmangur shpërthimin që mund të ishte i treti për atë ditë. Vetëm disa metra më lart në drejtim të fakultetit inxhienerik, banojnë famlijarët e kryeministrit Rama, e ëma Aneta dhe vëllai Olsi.Ndërsa shpërthimi tjetër,  po me 400 gr tritol, në pallatin e shefit të krimeve të Rënda, kishte objektiv pikërisht banesën e këtij të fundit, por mekanizmi ishte ndryshe: përmes fitilit zjarr përcjellës.Detajet u bënë të ditura nga  Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi i cili  doli sot  paradite në një konferencë për median.Policia shpërndan foton e personit që vendosi eksplozivinArtan Didi:Për dy ngjarjet njëra tek farmacia e zotit Bashkim Tahiri dhe tjetra tek stacioni i autobusit të Unazës nga konkluzionet e hetimeve të kryera deri tani  ka element të përbashkët që na bëjnë të gjykojmë se mund të ketë qenë i njëjti person”Fatmirësisht nga  " akte të pastra terroriste" siç i quajti kreu i policisë nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale  Tritoli tek farmacia e Tahirit ishte vendosur tek pjesa e jashtme e  kondicionierit Didi: "Në farmacinë e shtetasit Bashkim Tahiri ka pasur një shpërthim në njësinë e jashtme të kondicionerit të dyqanit, duke dëmtuar atë dhe pjesën anësore të murit të jashtëm të farmacisë. Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes ka rezultuar se në faqen e jashtme të murit anësor të pjesës perëndimore të godinës dhe pikërisht në vendin ku është montuar njësia e jashtme e kondicionerit të farmacisë ka qenë vendosur një sasi lënde eksplozive nga shpërthimi i së cilës është dëmtuar plotësisht njësia e jashtme e kondicionerit, një pjesë e murit të jashtëm të farmacisë si dhe janë thyer xhamat e lokaleve dhe farmacive përreth. Nga mostrat e marra nga bloza në faqet e murit në afërsi të vatrës si dhe provat mekalt rezulton se lënda plasëse është tritol e përllogaritur në një sasi rreth 400 gram. Mekanizmi i shpërthimit ka qenë ai me komandim në distancë nëpërmjet celularit.(Video: Deklarata e plotë e Artan Didit)[caption id="attachment_463124" align="alignnone" width="560"]333 (Në foto: Autori i vendosjes së eksplozivit në farmacinë e B. Tahirit)[/caption]Edhe tek stacioni i autobusit u vendosen 400 gr tritolArtan Didi: " Po në datën 10 shkurt 2015, punonjësit e policisë Agron Musta dhe Katriot Cenko të cilët kanë qenë me shërbim pikë kontrolli te ura "Vasil Shanto" rreth orës 06:10 minuta janë njoftuar nga një qytetar se tek stacioni i autobusit të Unazës kishte një pako të dyshimtë. Dy punonjësit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parë se pakoja ishte e mbështjellë dhe ambalazhuar me një plastmas të zi. Në krye të pakos dallohej një fund kapsolle me një tel të vogël. Janë larguar qytetarët nga zona e rrezikut. Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe më pas është proçeduar me metodën e shpërthimit të konstrolluar nga ana e specialistëve xhenierë të RENEA-s. Janë sekuestruar në cilësinën e provës materiale një pako e mbështjellë me natriban me ngjyrë të zezë, brenda të cilës është gjetur një lëndë me ngjyrë bezhë e ngurtë, e ngjashme si ajo e llojit tritol, e cila rezultoi të jetë në përmasat e dy kallëpëve me rreth 400 gram, një kapsollë elketrodetonatore, një copë lëndë e ngurtë e njëjtë me ngjyrë bezhë si dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin. Mekanizmi i shërthimit ka qenë me komandim në distancë nëpërmjet celularit.Eksplozivi ne pallat, objektiv: Shefi i krimeve të RëndaLidhur me shpërthimin në pallatin ku banon shefi i krimeve të Rënda të Korçës Didi tha se tritoli Ishte vendosur në faqen e murit të banesës së tij.Artan Didi: "Në vendin e ngjarjes është konstatuar se në katin e pestë të pallatit kishte ndodhur një shpërthim.Nga verifikimet e bëra në vendin e ngjarjes rezultoi se banesat në katin e pestë i përkasin shtetasve Alfred Nomani me detyrë oficer policie dhe shtetasit Enver Frengjaj. Nga verifikimet rezultoi se në banesën e Alfred Nomanit në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njerëz, ndërsa në banesën e Frengjaj ishin familjarët të cilët nuk kanë pësuar dëmtime nga shpërthimi. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, provave të gjetura dhe të sekuestruara dhe analiza e bërë nga eksperti inxhinier dhe kriminalistik u konstatua se ngarkesa ka qenë e vendosur në parapetin e shkallëve, në faqen e murit të apartamentit të Alfred Nomanit, në anën e majtë të derës kryesore, në lartësinë një metër, në sipërfaqen e dyshemesë. Gjithashtu është konstatuar dëmtimi i dy dyerve, mureve rrethues të sheshpushimit. Shenja bloze u konstatuan në sipërfaqen e tavanit, rënie e sovasë së mureve të tavanit si dhe rrëzimi i pjesshëm i mureve mbrojtës të parmakut të sheshpushimit që lidh katin e katërt me katin e pestë. Në vendngjarje u gjetën dy copëra mbetje që duken si fitil zjarrëpërcjellës me ngjyrë të verdhë, me gjatësi 35 cm dhe 90 cm, të djegura dhe me erë karakteristike të barutit të djegur. Nisur nga provat e gjetura në vendngjarje është arritur në konkluzionin se lënda plasëse ishte tritol, 400 gram. Mekanizmi i shpërthimit është ai i shpërthimit me zjarr nëpërmjet fitilit zjarrëpërcjellës".Do zbardhim jo vetëm autorët por dhe kush fshihet pas tyreKreu i policisë së shtetit deklaron: "hetimet tona janë orientuar jo vetëm drejt autorëve të mundshëm të këtyre akteve, por edhe për të zbuluar: Kush e armatos dorën kriminale që ngrihet kundër njerezve apo familjareve të atyre që luftojnë krimin? Kush e ushqen urrejtjen ndaj ligjit dhe institucioneve që përfaqesojnë atë?Policia e Shtetit e gjen të rastit të theksojë se është e vendosur në luftën e saj kundër krimit dhe sidomos kundër akteve të tilla terroriste që synojnë të ngjallin panik tek qytetarët dhe njekohesisht garanton se do të zbulojë autorët dhe do i çojë ata para drejtesisë.Policia siguron qytetarët se është në kontroll të plotë të situatës  dhe kërkon bashkëpunimin dhe ndihmën e qytetarëve për të kontribuar sëbashku në zbulimin e autoreve të veprave kriminale dhe krijimin e një mjedisi sa më te sigurtë për të gjithë.

Njoftimi i ministrisë së brendshme

/Oranews.tv/