Rama në Urën Vajgurore, inspekton proçesin e ndarjes së ndihmave

Kryeministri, Edi Rama, ishte sot në Urën Vajgurore ku inspektoi proçesin e shpërndarjes së ndihmave për banorët e prekur nga përmbytjet e lumit Osum.Teksa u takua me banorë të zoëns, Rama tha se të tre fazat tashmë kanë përfunduar me sukses, shpëtimi i jetëve, grumbullimi i ndihmave dhe shpërndarja e tyre.“ Bashkë me diellin sot pashë shumë fytura të buzëqeshura. Dhe ky është një moment i bukur sepse praktikisht kemi sistemuar në mënyrë shembullore të gjithë mekanizmin dhe ky mekanizëm ndihme i mirëkordinuar po funksionon krejt normalisht, duke bërë që çdo familje e përmbytur, çdo familje e prekur nga përmbytjet të marrë drejtpërdrejt ndihmën, duke i dhënë fund asaj epoke ku grumbulloheshin të tërë te një kamion që nuk dihej nga vinte, nuk dihej kujt i jepte ndihmën, nuk dihej sesa linte dhe sa merrte me vete.Nga ana tjetër sot unë jam i kënaqur që në këtë stacion na shoqëron edhe drejtorja e BB për Shqipërinë”.Me ezaurimin e këtyre fazave, Kryeministri tha se do të nisë dëmshpërblimi i banorëve, kryesisht në gjenë e gjallë dhe prodhimin e humbur.“Kemi filluar komunikimin me BB ashtu si dhe me partnerë të tjerë qysh në ditë e parë. Me plotësimin e nevojave të fazës së dytë, hyjmë në fazën e tretë që është faza ku financimet e qeverisë, BB dhe partnerëve të tjerë do bëjnë të mundur zëvendësimin e krerëve të humbur, mbështejen e atyre që kanë humbur prodhimin dhe rikuperimin e një pjesë të madhe të infrastrukturës prodhuese që është asgjesuar në zonat e përmbytura dhe do të bëjnë të mundur që ashtu siç i takon një qeverie dhe shoqërie të përgjegjshme të dalim nga kjo krizë më të fortë sesa ishim para se kjo krizë të na prekte”.Në Berat ishte sot edhe Ministra e Mbrojtjes Mimi kodheli, e cila inspektoi punën e Forcave të Ushtrisë në Poshnje.“Kam ardhur të falenderoj forcat e ushtrisë për reagimin e shpejtë për shpëtimin e jetëve të njerëzve që u prekën nga përmbytjet, ngjarja e papritur e natyrës na tregoi se sa të përgatitura janë forcat tona ushtarake” tha ajo.