Policia maqedonase refuzon kalimin e kufirit për katër shqiptarë

4 shtetas nga Fieri kanë vendosur të udhëtonin nga Kosova në Maqedoni për arsye pune, por janë refuzuar të paktën sipas tyre nga policia maqedonase, vetëm se ishin shqiptarë duke ia nxjerrë pasaportën të pavlefshme.Asnjë arsye dhe asnjë justifikim, apo qoftë edhe ndonjë shkelje të proçedurave nuk është dhënë atyre nga policia maqedonase, e cila i ka kthyer mbrapsht në pikën e kalimit 'Hani Elezit'.Mateo Troka, një nga shtetasit shqiptarë : "Kaluam doganën e Kosovës, na verifikuan gjithçka në rregull dhe arritëm në doganën e Maqedonisë, e pasi vjen polici në autobus, sapo shikon që kisha pasaportë shqiptare, më zbriti mua dhe tre shtetas të tjerë shqiptarë. Na tha që ne shqiptarët duhet të ktheheshim në Shqipëri, sepse nuk keni vend në Maqedoni. Na kërkoi që të mos bënim shumë pyetje sepse përndryshe do na rrihnin".Të 4 shqiptarët e kanë denoncuar rastin në Kosovë, ndërsa do t'u kërkojnë edhe autoriteteve shqiptare t'i kthejnë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur nga policia maqedonase.Mateo Troka : "Unë kërkoj nga qeveria jonë, nga organet kompetente, që të na japi një farë të drejte ose një farë sqarimi përse më kthejnë mua dhe shumë të tjerë. Fyerja më e madhe për mua ishte kur më thanë që me këtë pasaportë nuk hyn dot në Maqedoni.Mateo Troka do të kërkojë një sqarim nga Ministria e Jashtme për rastin në fjalë, ndërkohë që incidente të tilla me shqiptarët në kufi me Maqedoninë kanë qenë mjaft të rralla