Meta-Veseli: Angazhim për forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë

Progresi i arritur mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për stabilitetin në mbarë rajonin.Kështu ka deklaruar sot kryetari i kuvendit Ilir Meta, gjatë takimit me homologun e tij kosovar Kadri Veseli, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë."Kemi shprehur mbështetjen tonë për forcimin e vazhdueshëm institucional e demokratik të Kosovës dhe kemi besim se në mënyrë konstruktive forcat politike në Kosovë do të bashkëpunojnë gjithnjë e më shumë në interes të së ardhmes së Kosovës"Nga ana e tij, kryeparlamentari i Kosovës shprehu falenderim për mbështetjen dhe kontributin e Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e saj sikurse theksoi se në të ardhmen dy vendet do të lidhen edhe më shumë kryesisht në fushën ekonomike."Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, por që do te vazhdojë në të njëjtën kohë edhe më tej. Më e rëndësishme në këtë moment është forcimi i marrëdhënieve tona veçanërisht në fushën ekonomike.Do të intensifikojmë marrëdhëniet tona veçanërisht në parlamentarizmin ekonomik, në mënyrë që të adaptojmë ligjet, por edhe të rrisim bashkëpunimet tregtare me Shqipërinë.Diplomacia parlamentare do të intensifikohet dhe Kosova ka kërkuar përkrahje edhe nga Kuvendi i Shqipërisë , në mënyrë që në procesin e njohjeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës të kemi një rol të përbashkët"I pyetur për largimet masive të kosovarëve nga vendi, Veseli tha se institucionet në Kosovë po ndërmarrin masa për të përmirësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve, në mënyrë që ata të mos jenë të detyruar të largohen.