Ish-anëtari i IS shpjegon arsyet e largimit nga grupi i terrorit
Një ish-anëtar i Shtetit Islamik ka dhënë detaje të reja për CBS News, për jetën nën regjimin e grupit të terrorit. Ish-anëtari foli me zë të ndryshuar dhe fytyrë të mbuluar gjatë intervistës. Ai u intervistua nga korrespondentja e CBS News, Clarissa Ward.‘Abu Ibrahim’ është një nga mijëra perëndimorët që kanë udhëtuar në Siri për të luftuar xhihadin. “Shumë njerëz kur shkojnë në fillim atje, kanë një entusiazëm të madh nga gjërat që kanë parë në internet. Ata e shohin si diçka më fisnike se sa vetë realiteti,” tha Ibrahim.Duke u konvertuar në mysliman, Ibrahim dëshironte të ndiqte ritualet strikte sipas ligjeve të Sheriatit islamik kështu që iu bashkua grupit më ekstrem – ISIS. Gjatë 6 muajve të bashkëpunimit me ushtarakët, ai pa kryqëzata të shumta. Në dhjetor, ai ishte dëshmitar i vrasjes me gurë të një çifti për shkak të tradhëtisë bashkëshortore.“Çdo gjë ndodhi publikisht, përpara qindra njerëzve që shikonin,” tha Ibrahim.Ai përshkroi edhe rolin e policisë fetare ‘Hisbah’ në Shtetin Islamik, roli i të cilëve ishte përforcimi i kodit islamik. “Është e vërtetë që prania e tyre i largonte hajdutët dhe sjelljet e këqija, por ata gjithashtu ndalonin luajtjen e muzikës, gratë duhet të mbuloheshi, dhe meshkujt patjetër duhet të rritnin mjekrën,” tha ai.Jeta për xhihadistët perëndimorë nën drejtimin e ISIS subvencionohej plotësisht. Ibrahim tha se ata të siguronin shtëpi, ushqim, ngrohje. Për çiftet e martuar ata siguronin mobilje dhe gjërat themelore për shtëpinë. Por me një kusht të vetëm : Nëse i bashkohesh ISIS-it, është e pamundur të largohesh.“Këto lloj kushtesh më bënin të ndihesha si në burg. ISIS janë të shqetësuar për infiltrimet e mundshme dhe spiunët i ekzekutojnë”. Pavarësisht rrezikut, Abu Ibrahim filloi të kërkonte një rrugëdalje. Ai ishte krejtëisht i zhgënjyer nga ekzekutimet e njerëzve të pafajshëm.Atij i mungonte familja dhe filloi të ndjehej i mërzitur. Xhihadi nuk ishte siç e mendonte.“Arsyeja kryesore pse u largova ishte se e ndjeja që nuk po bëja atë për të cilën kisha ardhur, për të ndihmuar në një mënyrë humanitare njerëzit e Sirisë,” tha ai. “Po më kërkonin të bëja diçka tjetër, prandaj qëndrimi im atje dhe larg familjes nuk ishte më i justifikuar”.“Ekziston një entusiazëm i madh, por gjithashtu ka persona që nuk janë dhe aq entuziastë, madje janë të frikësuar”. Abu Ibrahim tha për CBS se largimi i tij nga ISIS nuk është diçka për të cilën do të pendohet. “Do më mungojnë miqtë që bëra atje, por jo ISIS-i vetë”.