Ulen temperaturat, Kukësi nën pushtetin e ngricave dhe errësirës

Ulja e temperaturave në Qarkun e Kukësit, ka sjellë vështirësi qarkullimi në akset rrugore, nacionale apo rurale, për shkak të ngricave në rrugë, ndonëse trashësia e borës është jo më shumë se 15 centimetra, në zonat e thella.Më problematike janë komunat Kalis e Grykë-Çaj ku lëvizet me vështirësi me zinxhirë.Aktualisht mungon energjia elektrike në komunat Grykë-Çajë, Kalis e Bushtricë të cilat furnizohen nga Peshkopia.Gjithashtu, nuk kanë energji elektrike edhe fshatrat Helshan e Kostur të komunës Golaj e fshatrat Tregtan e Metaliaj të komunës Fajza.