Shkrimtari Ismail Kadare merr Çmimin "Jerusalemi” për vitin 2015
Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, u nderua sot në një ceremoni "Gala" me çmimin e madh "Jerusalem Prize 2015", në ditën e parë të Panairit të Librit të hapur në kryeqytetin e Izraelit.Çmimin Kadaresë ia dorëzoi kryetari i Bashkisë së Jerusalemit, Nik Barkat, ndërkohë që ishin të pranishëm përfaqësues nga 22 vende të botës.I pranishëm ishte edhe Presidenti i shtetit të Izraelit, Reuven Rivlin, i cili tha: "Kadare nuk është vetëm një shkrimtar i talentuar, por ai gjithashtu shkruan më kurajë të madhe për ekzistencën tonë moderne. Kur unë lexoj librat e Kadaresë, edhe pse ai shkruan për vendin e tij, Shqipërinë, unë e ndjej se lexoj gjëra që kanë ndodhur dhe ndodhin në realitetin tim, në të gjithëve prej nesh".Kryetari i Bashkisë së Jerusalemit, Nik Barkat, u shpreh pas dorëzimi të çmimit shkrimtarit të shquar shqiptar: "Çmimi i është dhënë Kadaresë në respekt dhe vlerësim të gjuhës së tij të të shkruarit, lirisë së tij të të shkruarit. Ai jep mesazhe kundër terrorizimit”.Pasi mori çmimin për të falënderuar organizatorët, Ismail Kadare mbajti një fjalim në gjuhën shqipe dhe foli për Holokaustin, duke theksuar se është e rëndësishme që të rinjtë ta shohin botën në një dritë të ndryshme, të re."Njerëzit kanë nevojë të mbrojnë të tjerët, pasi duke bërë kështu ata mbrojnë veten e tyre", tha ai.Librat e Kadaresë janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë të ndryshme dhe janë botuar në 40 vende të botës.Librat e tij të përkthyera në hebraisht janë "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur", "Prilli i thyer", "Piramida", etj.