Izolohet Vithkuqi, bllokimi i rrugës nga bora lë pa mësim fëmijët
Reshjet e borës që kanë përfshirë prej ditësh qarkun e Korçës kanë bllokuar Komunën e Vithkuqit.Sipas kryekomunarit, Aziz Panariti, asnjë borëpastruese nuk ka shkuar prej 10 ditësh për pastrimin e rrugëve të Komunës.Aktualisht janë të izoluar Panariti dhe Shtyllasi, ndërsa fëmijët nuk shkojnë as shkollë.“Reshjet me intensitet të lartë të borës gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme në të gjithë qarkun e Korçës. Problematika më e madhe mbetet në zonat e thella. Aktualisht probleme të mëdha ka Komuna e Vithkuqit.Në një komunikim që unë pata mëngjesin e sotëm me kryekomunarin Panariti, bëri me dije se rruga që të çon për në këtë Komunëë shtë pothuajse e bllokuar pasi nuk ka shkuar asnjë borëpastruese apo fadromë për të hapur rrugën. Ndërkohë që dëbora në këtë zonë kalon diku 40 cm.Gjithashtu në zonat më të thella të kësaj Komune, ku dëbora shkon gati në 1 metër ka probleme edhe më të mëdha. Fshati Shtyllë prej 10 ditësh është i izoluar, fshati Panarit po ashtu. Të dy këto fshtara sa herë ka reshje dëbore kanë probleme me komunikimin me Komunën, nuk bëhet transport me automjete, vetëm në këmbë ose përmes kafshëve.Gjatë ditës së djeshme kanë pasur probleme edhe me furnizimin e energjisë elektrike por grupet e OSHEE kanë mundur të rilidhin energjinë për këto zona. Problem mbetet edhe shkuarja në shkollë e fëmijëve.Fëmijët e fshatit Shtyllë që ndjekin mësimin në shkollën e Vithkuqit nuk kanë shkuar në shkollë prej ditësh, pasi rruga është e bllokuar dhe e kanë të pamundur të ecin për 4-5 km në këmbë.Probleme ka dhe në komunën e Lozhanit, ku i izoluar mbetet fshati Mesmal. Edhe këtu borëpastrueset nuk kanë shkuar për të pastruar rrugët”informoi në lidhje telefonike korrespondenti ynë nga Korça, Artin Halili.