Tritoli në banesën e shefit të krimeve, Banorët: U duk si tërmet
Banorë të pallatit ku jeton Alfred Nomani, i cili aktualisht mban postin e Shefit të Krimeve të Rënda në Korçë, ndërsa pak kohë më parë kishte postin e ish shefit të komisariatit nr 3, në Tiranë, kanë rrëfyer për Ora News se shpërthimi i ngjante një tërmeti të fuqishëm.Ata thanë se ish-shefi i komisariatit numër 3 njihet si një person i qetë dhe i rregullt, duke shprehur habinë për tritolin që iu vu në derën e shtëpisë së tij.Një banore u shpreh se shpërthimi i ndodhur rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit, ishte i fuqishëm sa iu duk si tërmet.Në lidhje me ish-shefin e komisariatit, Alfred Nomani, banorët shprehin fjalët më të mira për të.[caption id="attachment_462750" align="alignnone" width="655"]
Në foto: Shefi i Krimeve të Rënda ne Korçë, Alfred Numani[/caption] [caption id="attachment_462646" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banesa e ish shefit të komisariatit nr. 3 Alfred Numanit, e shpërthyer me eksploziv.[/caption][caption id="attachment_462647" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banore e pallatit ku jetonte Alfred Numani duke rrëfyer ngjarjen për Ora News[/caption][caption id="attachment_462648" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Banore e pallatit ku jetonte Alfred Numani duke rrëfyer ngjarjen për Ora News[/caption]/Oranews.tv/