Sot votëbesimi i planit të Tsipras, nesër takimi me Eurogrupin
Aleksis Tsipras pritet të marrë sonte pa probleme votëbesimin për Qeverinë e re, një ditë para takimit vendimtar me Eurogrupin, në të cilin do të propozohet një program i përkohshëm për t'i mundësuar palëve të diskutojnë për kushtet e një marrëveshjeje të re për shlyerjen e borxhit që mendohet të futet në fuqi në shtator të këtij viti.Marrëveshja e deritanishme e programit të shpëtimit përfundon në 28 shkurt, prandaj mendohet se me këtë lëvizje, Ministri i Financave, Janis Varufakis do të kërkojë të fitojë kohë.Pritet që ai të pranojë 70% të programit ekzistues dhe të propozojë 10 masa ta reja, të cilat duhet t'i akordojë me shefin e Organizatës Europiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Angel Gurria, i cili po viziton sot Athinën.Gjithashtu Varufakis do të kërkojë që objektivi i Greqisë për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto për këtë vit të ulet në 1.49% nga 3%, si dhe do të kërkojë disa financime afatshkurtra nga fondi i emergjencave të Bankës Qendrore Europiane.Sipas mediave greke delegacioni helen është optimist për rezultatin e takimit të së mërkurës pavarësisht parlajmërimit të kreut të Komisionit Europian Zhan-Klod Junker se Europa nuk do të përkulet para dëshirave të Tsiprasit.Ndërsa nga Shtetet e Bashkuara, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se nuk do të komentonte pa parë se çfarë propozimesh konkrete do të bënte Greqia.