Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen për drejtësinë

Në takimin e parë mes dy kryeministrave të rinj të Kosovës dhe Serbisë, pas më shumë se katër orë bisedimesh, u arrit marrëveshja për drejtësinë, që prej më së shumti komunat në veri të Kosovës.E nënshkruar përmes mbështetjes dhe ndërmjetësimit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Federika Mogerini, marrëveshja u konsiderua pozitive si nga Isa Mustafa, ashtu edhe nga homologu serb, Aleksandër Vuçiç.Palët nuk dhanë shumë detaje për përmbajten, por përmes një postimi në Tëitter, ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në bisedime bashkë me Ivica Daçiç, në cilësinë e ministrave të jashtëm dhe ish-negociatorë, njoftoi se përmes këtij dokumenti, qeveria e Kosovë vendoste në juridiksionin e plotë edhe territoret e veriut, në të cilat operojnë struktura parlalele serbe.Edhe Mustafa, përmes postimi në Facebook, konfirmoi se marrëveshja për drejtësinë siguron funksionimin e gjyqësisë në tërë territorin e Kosovës.Ndërkohë, kryeminsitri serb, Vuçiç, është shprehur se marrëveshja e arritur siguron pjesëmarrjen e gjykatësve serbë në veri të Kosovës, përkatësisht në raportin 14 me 11 në favor të gjykatësve shqiptarë në Mitrovicë, ndërsa në gjykatën e Mitrovicës së veriut kryetari i saj do të jetë serb. Nga ana tjetër, në fjalën e tij për mediat pas takimit me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Vuçiç tha se autoritetet serbe po bashëpuojnë me palën hungareze dhe gjermane për të zgjidhur problemin e emigrantëve nga Kosova që kalojnë përmes këtyre vendeve për të mbrritur në Gjermani apo shtete të tjera të Europës Perëndimore.Vuçiç: "Në Beograd kanë mbërritur ekspertë të ndryshëm, por lëvizja e lirë është një vlerë europiane dhe nuk na takon ne ta zgjidhim këtë çështje. Megjithatë po bashkëpunojmë, dhe shpresojmë që edhe autoritetet në Prishtinë ta bëjnë këtë".Ndërsa Hahn i bëri thirrje zyrtarëve të Kosovës që liberalizimi i vizave nuk do ta zgjidhë këtë problem, pasi duhet krijuar një perspektivë më e mirë ekonomike për njerëzit në mënyrë që të qendrojnë në vendin e tyre.Hashim Thaci me isa mustafen dhe vucic e dacic