Erozioni në Shëngjin, ekspertët: Nëse nuk ndërhyhet, pasojat të mëdha

Përparimi me 4 metër i detit gjatë stuhisë së para dy javëve është një alarm për rrezikun që i kanoset bregdetit të Shëngjinit.Eriozioni në këtë zonë është në përmasa të jashtëzakonshme që po shkatërron pyjet me pisha si dhe rrezikon sistemin ligatinor që ndodhet më pas.Për ekspertin e mjedisit, Jak Gjini, po të lejohet kjo përparsi e detit atëherë do të ndodhemi në situata të jashtezakonshme edhe me rrezikun e zonave të banuara që ndodhen pranë lagunes.Sipas Gjinit duhet ndërhyre në një kohë sa më të shpejtë, në mënyrë totale dhe inxhinierike, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mbrohet kjo zonë.Dy javë më parë nga stuhia detare u shkatërrua brezi i pishave në zonën e Kunes, ndërsa deti po avancon me shpejtësi drejt lagunës.