Tre eksplozivë në Tiranë:Farmacisë së babait të Tahirit e banesës së shefit të Krimeve të Rënda. 1 çaktivizohet
Dy shpërthime tritoli kanë tronditur Tiranën në orët e para të mëngjesit të 10 shkurtit 2015, ndërsa ka dështuar një tentativë e tretë për të shpërthyer një sasi tjetër tritoli në rrugën "Muhamet Gjollesha". Vetëm disa metra më lartë në drejtim të fakultetit inxhienerik, banojnë famlijarët e kryeministrit Rama, e ëma Aneta dhe vëllai Olsi.Objektiv të shpërthimeve me eksploziv kanë qenë: Farmacia në pronësi të Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe banesa e shefit të Krimeve të Rënda të Korçës, Alfred Nomani. Ndërkohë ka dështuar tentativa e tretë për shpërthim në një stacion autobusi. Prokuroria thotë se tre ngjarjet po hetohen sebashku për akuzën “Vepra me qëllime terroriste” ndërsa kryeministri Rama përmes një postimi në Twitter i quajti: Akte terroriste. Gjithashtu eshtë zhvilluar një takim urgjent në Ministrinë e Brendshme mes ministrit Saimir Tahiri kryerprokurorit Adriatik Llalla dhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika.Mënjëherë policia ka marrë në mbrojtje familjen e Bashkim Tahirit. Janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës rreth 13 persona por ende nuk asnjë të arrestuar që mund të implikohet në shpërthimet e ndodhura. Ora 02: 50 shpërthimi i parë në farmacinë e të atit të Tahirit Shpërthimi shkaktoi dëme në farmaci në rrugën “Kongresi i Manastirit”, e cila është në pronësi të Bashkim Tahirit, i ati i Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.Ora 03:50 Shperthimi i dyte në banesën e Shefit të Krimeve KorçëSipas hetimeve të para një sasi eksplozivi është vendosur në shesh pushimin e pallatit të ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Numani, aktualisht shef i krimeve të rënda në policinë e Korçës. Shpërthimi ndodhi në pallatin 5 katësh në rrugën “Arben Minga”, por afër farmacisë së Bashkim Tahirit.Ora 06: 15 Tentativa per shperthimin e trete dështon Sipas prokurorisë, rreth orës 06:15, nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, në një stacion autobusi në rrugën "Muhamet Gjollesha" në Tiranë, është zbuluar një sasi lënde eksplozive, e gatshme për të shpërthyer. Pas konstatimit të lëndës plasëse, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit është kryer shpërthimi i kontrolluar.Prokuroria: Tre ngjarjet po hetohen sebashkuNë orën 10: 40 minuta pëmes një deklarate për shtyp Prokuroria për Krime të Rënda bën me dije: "Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka nisur hetimet për vepra penale "Vepra me qëllime terroriste Dy shpërthimet me tritol në Tiranë dhe tentativa për shpërthim me lëndë eksplozive po hetohen sëbashku, nën drejtimin e të njëjtit grup hetimor të Prokurorisë për Krime të Rënda" thuhet në deklaratën e policisëDade-Bushati dënojnë sulmet në komisionin e JashtëmShpërthimet me eksploziv të regjistruara gjatë natës në Tiranë kanë qenë në fokus edhe të mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të paradites së sotme. Kryetarja, Arta Dade, dënoi aktet e dhunës ndërsa shpehu solidarizimin me familjet e sulmuara me tritol. Aktet e dhunës u dënuan edhe nhga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.Në ora 10:13 reagon kryeministri Rama: Shpërthimi në farmacinë e Tahirit akt terrorist.Asnjë fjalë për eksplozivin te ish-shefi i policisëNë ora 10:12 Tahiri takon kryeprokurorin Llalla dhe kreun e SHISH AjaziPas këtyre ngjarjeve të rënda kriminale është zhvilluar një takim urgjent në Ministrinë e Brendshme. Ministri Sajmir Tahiri ka pritur në zyrën e tij kryerprokurorin Adriatik Llalla dhe shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Takimi ka zgjatur përreth gjysmë ore dhe mësohet se është diskutuar për ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin dhe për masat që duhen marrë në forcimin e rendit dhe sigurisë në bashkëpunim mes tre institucioneve. Në takim është diskutuar edhe mbi pistat e hetimit për këto ngjarje.Shperthimi ne farmacine e Tahirit shkakton vetëm dëmeNga shpërthimi në farmacinë që ndodhet pranë spitalit 5 në QSUT janë regjistruar vetëm dëme materiale, pasi në momentin e ngjarjes nuk ka patur asnjë person në farmaci. Nga shpërthimi dëme materiale ka pasur dhe në një fasfood përbri farmacisë dhe disa automjete te parkuara perpara saj. Grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të përcaktuar llojin dhe sasinë e eksplozivit të vendosur, ndërsa pritet të verifikohen nëse ka kamera të sigurisë të bizneseve që ndodhen përreth farmacisë, të cilat mund të kenë fiksuar ndonjë detaj për ngjarjen. Shperthimi ne banesen e shefit të krimeve dëmton dhe 3 banesa të tjeraMësohet se shpërthimi ka qënë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar dëme edhe në banesat e tjera në katin e pestë të pallatit, por edhe në banesat e një kati më poshtë.Sasia e eskplozivit ishte vendosur në katin e pestë ku jeton ish-shefit të komisariatit numër 3, Alfred Nomani, aktualisht shef i krimeve të rënda në policinë e Korçës, duke shkaktuar vetëm dëme materiale ne banesen e oficerit dhe tre banesa te tjera ne ate pallat.[caption id="attachment_462750" align="alignnone" width="655"]
Në foto: Shefi i Krimeve të Rënda ne Korçë, Alfred Nomani[/caption]2 kallepet e tritoli te pashperthyeraNdërkaq rreth orës 06:15 policia gjeti dy kallëpe tritoli të lidhura me tel pranë një stacioni autobusi në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Mësohet se dy kallëpet e tritolit ishin mbështjellë me gazetë dhe me dy tela të nxjerrë në pjesën e jashtme, gati për të shpërthyer. Pas konstatimit të kallëpevë të tritolit policia ka kryer shpërthim të kontrolluar.[caption id="attachment_462799" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i eksplozivit në banesën e Shefit të Krimeve të Rënda[/caption][caption id="attachment_462798" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i eksplozivit në banesën e Shefit të Krimeve të Rënda[/caption][caption id="attachment_462797" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Vendi ku është gjetur tritoli, 10 shkurt 2015[/caption][caption id="attachment_462796" align="alignnone" width="640"]
Në foto : Stacioni ku është gjetur tritoli, 10 shkurt 2015[/caption]