Falsifikonin datën e skadencës së djathit, arrestohen 10 persona

Një tjetër bazë falsifikimi të produkteve ushqimore është zbuluar në Tiranë.Sektori kundër Krimit Ekonomik pranë policisë së kryeqytetit ka shoqëruar 10 persona, mes të cilëve disa pronarë e punëtorë të një magazine frigoriferike.Ata dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin falsifikonin datën e skadencës për produkte të bulmetit, që më pas hidheshin në treg. Mësohet se kryesisht pranë magazinës të zbuluar në zonën e Kasharit falsifikohej djath i bardhur nga jashtë vendit dhe që më pas përdorej në picerinë e apo pikat e ushqimit të shpejtë. Burime pranë policisë së Tiranës thanë se gjatë aksionit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme produkti, i cili kishte skaduar në dhjetor të vitit 2014 dhe fillim janarin e këtij viti.Gjithëashtu janë sekuestruar etiketa të falsifikuara të datës së skandencës/Oranews.tv/