Varufakis: Stop ilaçeve të skaduara të Trojkës

Populli grek nuk do të gëlltisë më ilace toksike me recetë të trojkës dhe kreditorëve europianë. Kështu ka deklaruar në parlamentitn grek ministri i Financave janis Varufakis, duke akuzuar huadhënësit se kanë shkaktuar me vetëdije vuajtjet ndaj grekëve me programin e shpëtimit.Retorika mes palëve është rritur në pikën më kulmore, pasi as Greqia dhe as kredittorët nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Athina kërkon rinegocimin e borxhit, kurse kreditorët kërkojnë që ky rinegocim të bëhet pa prishur marrëveshjet ekzistuese. Duke iu drejtuar parlamentit grek, varufakis deklaron:"Dua të ju them diçka të thjeshtë. Nëse do të ishte një pilulë e hidhur, por terapeutike duhet ta përtypim për të mirën tonë, do ta rekomandoja ta bënim, por nuk është ashtu. Fatkeqësisht, të dashur kolegë, këto pilula janë toksike dhe gjëja më e keqe është se mjeku jo vetëm që e di këtë, por rekomandon që ne ti pijmë këto ilace duke e ditur që na bëjnë dëm", tha Varufakis para deputeteve grekë.Gjermania, kreditori kryesor refuzon faljen e borxhit grek, ndërkohë që me herët Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker deklaroi qartë se eurozona nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj në lidhje me Greqinë.Por Varufakis nuk bie në këtë presion, madje ka gati kërkesat për ministrat e financave të Bashkimit Europian."Propozimi ynë është ky: Ne as heqim dorë nga programi aktual dhe as e zbatojmë atë verbërisht, a thua se në Greqi nuk janë mbajtur zgjedhje të reja, tha Varufakis, duke sugjeruar krijimin e një marrëveshje kalimtare për këtë periudhë tranzicioni që po kalon vendi i tij.Ngërci mes zonës euro dhe Greqisë mori vemendjen e samitit të G20 në Stamboll, ku Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja kërkuan që BE dhe Greqia, të zbusin retorikën dhe të punojnë për një kompromis në lidhje me borxhin.