Pogradec, HEC-i u rrezikon shtëpitë, banorët në alarm nga rrëshqitja e tokës
Banorët e fshatit Zalltore, të komunës Proptisht në Pogradec janë vënë në alarm nga rrëshqitja e dherave.Shkak për këtë situatë nuk është bërë moti i keq me reshje, por gërmimet e një firme private për ndërtimin e HEC-it në këte zonë.30 banorë të 5 shtëpive në këtë fshat, thonë se firma ka gërmuar sipër shtëpive të tyre.Lidhur me këtë shqetësim të tyre, ata bëjnë me dije se kanë njoftuar prej 7 ditësh Komunën dhe Prefekturën, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.Pogradec -Reshjet e shumta të shiut javët e fundit kanë shkaktuar shkarje dheu në fshatin Zalltore në Mokër të Pogradecit, duke rrezikuar 5 banesa dhe dëmtuar rëndë disa të tjera.Banorët thonë se reshjet nuk janë i vetmi shkak për shkarjen e masive të dheut, por edhe punimet e ndërtimit të një HEC -i në këtë zonë e cila ka hapur një rrugë, duke prishur bazamentin e kodrës.Frika tek familjarët është e madhe, pasi çdo dite rrezikohet që masivi të bjerë mbi shtëpi dhe ti zërë brenda.“Flejmë të frikësuar, askush s'do t'ia dijë nëse jemi gjallë apo vdekur. Firma që po ndërton HEC-in, ka gërmuar sipër shtëpive”deklarojnë banorët.Situata është e tillë prej 1 jave, ndërsa as Komuna Proptisht dhe as Prefektura edhe pse janë njoftuar mbi situatën nuk kanë ndërhyrë.Banorët prej ditësh nuk dërgojnë as fëmijet në shkollë pasi rruga është e rezikshme për shkak të rënies së dherave.Përveë masivit të dheut banorët tashmë janë të rrezikuar edhe nga lumi që kalon para banesave të tyre, pasi ndërhyrja e punëtorëve të HEC-it në të ka bërë që ai të dalë nga shtrati në këtë zonë, duke gllabëruar mbi 6 ha tokë bujqësore dhe rrezikon të marre edhe me tepër.Prej 7 ditësh jo vetëm që Shtabi i Emergjencave nuk ka ndërhyre, por edhe përgjegjësit e firmës janë shfaqur moskokëçarës për normalizimin e situatës si pasojë e ndërhyrjeve të tyre për ndërtimin e HEC-it.