SHBA, emigrantja boshnjake akuzohet se ndihmoi rebelët sirianë
Një nga 6 emigrantët e paditur boshnjakë, u akuzua të shtunën më 7 shkurt në Gjykatën Federale të Çikagos, se ka dërguar para dhe mjete ushtarake për një grup rebelësh në Siri.Mediha Medy Salkicevic, nëna 34-vjeçare e 4 fëmijëve në periferi të Çikagos, u arrestua të premten nga FBI-ja. Ashtu si të pandehurit e tjerë, ajo akuzohet për shpërndarjen e mjeteve mbështetëse për terroristët dhe grupe, që Shtetet e Bashkuara i kanë përcaktuar si ‘grupe të jashtme terroriste’, përfshi edhe ISIS dhe Frontin Nusra.Nëse dënohet, ajo do të përballet me 15 vjet burg dhe një gjobë prej 50 mijë dollarësh.Salkilevic, e veshur me uniformën e burgut ngjyrë portokalli, foli vetëm për të konfirmuar se i kuptonte akuzat. Çështja do të trajtohet në Misuri, ku janë arrestuar të pandehur të tjerë.Avokati i saj, Andrea Gambino, tha se Salkicevic duhet të konsiderohet e pafajshme deri sat ë provohet fajësia.Një padi e bërë të premten në një qark të SHBA-së, akuzonte se të pandehurit përveç parave, blinin uniforma ushtarake amerikane dhe mjete të tjera, e ua dërgonin grupeve terroriste përtej detit. Të gjithë të akuzuarit e dinin se ku do të shkonin këto mjete, thotë paditësi.Të gjashtë njerëzit e akuzuar, janë boshnjakë që jetojnë ligjërisht në SHBA.