Erza Muçolli rrëmben publikun por jo çmimin, e treta në “France’s got talent”
Erza Muçolli renditet e terta në “France’s got talent”, një format mbarëbotëror që për Francën organizohet nga televizioni M6.Mbrëmja e finales së garës “Franca kërkon një talent” u mbajt të martën mbrëma, ndërsa mediat franceze dhe profesionistët e muzikës e kanë cilësuar këngëtaren nëntëvjeçare me origjinë nga Kosovae që jeton në Francë, fituese morale të këtij spektakli.Në natën finale, Muçolli në skenë u paraqit si një engjëll i shndritshëm, me një prej këngëve tradicionale parisiene, duke i rrëmbyer zemrat e publikut që e shoqëroi gjatë gjithë këngës me duartrokitje dhe brohoritje, ndërsa juria filloi të kërcente sikur të ishte pjesë e koreografisë së këngës.Edhe pse Erza nuk e fitoi çmimin e talentit më të mirë të Francës, ajo ishte fituesja morale e këtij edicioni, pasi skualifikimi i saj u kontestua me brohoritje nga publiku në sallë.Sipas mediave franceze dhe kritikëve të këtij vendi, Erza në këtë eveniment ringjalli këngën klasike parisiene.