Ristani në Novoselë: Banorët ankohen për mungesë ushqimesh
Opozita është rikthyer në zonat e përmbytura në jug të vendit.Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani pasi ka vizituar disa banesa që u përmbytën i kërkoi sërish qeverisë që të shpallë gjendjen e emergjencës.Banorët ankohen për mungesë ushqimesh, gjithashtu duhen vënë në dispozicion bote për pastrimin e ujrave të zeza, si dhe ushqime për bagëtitë tha Ristani.“Njerëzit janë në nevojë urgjente për ushqime dhe materiale të tjera tepër të domosdoshme. Ka një nevojë tepër të madhe për ushqim bagëtish. Ato që kanë mbijetuar kanë nevojë edhe për ilaçe pasi bagëtitë po ngrordhin edhe nga të ftohtët. Një shqetësim tjetër është nevoja për të pasur autobote për të pastruar puset e ujërave të zeza pasi janë tejmbushur”, u shpreh Ristani. Shumë prej banorëve ankohen për selektivitet në dhënien ndihmash. I ribëjmë thirrje kryeministrit të shpallë gjendjen e emergjencës civile pasi do të bënte të mundut ndjekjen e një protokolli ligjor për të vënë në punë të gjitha resurset shtetërore në ndihmë të banorëve dhe mobilizim të gjithashëm”, tha Ristani.Në ambientet e komunëns Novoselë prej ditësh dhjetëra biznese, e shoqata po sjellin ndihma për banorët e përmbytur. Me dhjetëra ton ushqime janë grumbulluar në magazinën e komunës Novosele, si dhe batanije dhe veshmbathje.Ndërkohë mjetet e ushtrisë vazhduan shpërndarjen e ndihmave për famijet në nevojë.