Reshjet e borës, Kalaja e Dodës prej ditësh pa energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2015, 13:24
Reshjet e borës që kanë përfshirë Dibrën, kanë lënë pa energji rreth 4 mijë banorë në Kalanë e Dodës. Gjithashtu problem janë edhe rrugët rurale nga qendra e komunës për në fshatra që janë të bllokuara nga bora që arrin trashësinë 1 metër. Në Kalanë e Dodës në Dibër, reshjet e borës kanë lënë pa energji elektrike zonën prej ditësh. Ndërkohë ka probleme me bllokimin e rrugëve nga qendra e komunës drejt fshatrave të thellë.Reshjet e borës që kanë arritur trashësinë mbi 1 metër kanë dëmtuar shtyllat elektrike, duke lënë pa energji, një pjesë të mirë të zonës si pasojë e motit të keq.Komuna e Kalasë së Dodës me rreth 4 mijë banorë, ndodhet pranë malit të Korabit në lartësinë 1500 m mbi nivelin e detit.