Shitja e energjisë, çmimi do të jetë 7.4 lekë për kilovat/orë

Ministria e Energjisë ka nënshkruar një marrëveshje me shoqatën e prodhuesve të Energjisë për vendosjen e një çmimi mesatar të shitjes së energjisë.Në bazë të një formule të përllogaritjes së çmimit, është arritur në një zgjidhje të mesme, ku çmimi i shitjes, i cili ishte 9.3 lek për kilovat/orë dhe që u ul në 6.6 lek për kilovat/orë, pas vendimit më të fundit të ERE-s, në bazë të marrëveshjes mes ministrisë dhe  prodhuesve do të jetë 7.4 lekë për kilovat/orë.Gjithashtu, Ministria e Energjisë dhe  Industrisë dhe Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare angazhohen të vazhdojnë  përpjekjet për sigurimin e burimeve financiare të nevojshme për likuidimin e të gjitha  detyrimeve të akumuluara ndër vite kundrejt prodhuesve të pavarur të energjisë, brenda  5 mujorit të parë të 2015.Koorporata Elektroenergjetike thekson se do të bëjë të gjitha  përpjekjet për të siguruar shlyerjen e faturave pa vonesa për periudhën Janar 2015 dhe  në vijim.