Berat, bllokohen pusetat, uji vërshon në rrugë e trotuare
Reshjet e fundit kanë bllokuar pusetat në qytetin muze të Beratit, duke bërë që uji të vërshojë në rrugë. Situata ka zgjatur për disa orë, ndërsa situata rrezikon të përsëritet.Bllokimi i pusetave si pasojë e prurjeve të mëdha të shiut ka shkaktuar vërshrimin e ujit në rrugët e qytetit të BeratitReshjet e dendura kanë bërë që pusetat në anë të rrugës të mos të përcjellin sasinë e mëdha të prurjeve, duke bërë që rrugët e qytetit të mbrojtur nga UNESKO të jenë me një nivel të lartë uji, aq sa uji ka arritur në lartësinë e trotuareve.Problematike ka qënë situata në rrugën kryesore të qytetit, në vendin e quajtur "Kthesa e gjykatës", deri tek stadium "Tomorri".Në këto kushte qytetarët por edhe automjetete e kanë pasur shumë të vështirë kalimin nëpër rrugët e qytetit.Frika rreth përmbytjeve të mundshme rritet në qytet ndërkohë që burime pranë bashkisë së Beratit thonë se janë marrë masa për normalizimin e situatës.Prej një jave i gjithë vendi po përballet me një situatë të vështirë nga përmbytjet masive, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.Moti i keq që ka mbërthyer të gjithë vendin duke sjellë probleme të mëdha pritet të zgjasë edhe për disa ditë.