Greqi, qytetarët mbështesin Tsipras
Qindra grekë u mblodhën përpara parlamentit për të dëshmuar mbështetetjen ndaj qeverisë së re dhe objektivit të saj për të rinegociuar borxhin me Bashkimin Europian.Tubimi paqësor pro qeverisë vjen pasi kryeministri Aleksis Tsipras dhe Ministri i Financave, Janis Varufakis, nuk arritën një marrëveshje as me Bankën Qëndrore Europiane dhe as me kreditorin kryesor, Gjermaninë, gjatë lobimit të tyre një-javor në të gjithë Europën, në përpjekje për të shpëtuar popullin grek nga masat shtrënguese.BQE rriti presionin mbi qeverinë greke me vendimin e fundit për të mos pranuar më bono greke si kolateral nga bankat greke në këmbim të likuiditetit.Banorët grekë për herë të pas kaq vitesh krizë dalin në rrugët e Athinës në mbëhstetje të qeverisë duke u shprehur:“Kemi nevojë për shumë mbështetje në këtë moment, sepse Greqia ka shumë vite që po vuan, është momenti të ecim përpara,” thotë një banor grek. "Qeveria e re e SYRIZAs mbështet shoqërinë, klasën punëtore, popullin dhe rininë kundër masave shtrënguese, të cilat kanë shkatërruar shoqërinë greke gjatë pesë viteve të fundit," thotë një tjetër banor.George Tzogopulos, anëtar i Fondacionit grek Për Politikën Evropiane dhe të Jashtme, shprehet se Greqia duhet të respektojë detyrimet e saj për të fituar më shumë kohë dhe mbështetje nga BE"Marrëdhënia mes Greqisë dhe Bashkimit Europian varet vetëm nga qeveria e Tsipras dhe nga vullneti i saj për të respektuar detyrimet europiane. Nëse ajo është e përgatitur për këtë, atëherë edhe Evropa do ti japë Greqisë kohë të shërohet ," tha ai.Gjithsesi, 12 shkurti është dita vendimtare, ku pritet edhe takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryeminsitrit Tsipras.