Shirat në Tiranë, Basha mbledh Shtabin e Emergjencave
Reshjet e denduara të shiut në 24 orët e fundit kanë bërë që Bashkia e Tiranës të mbledhë Shtabin e Emergjencave për të qenë në gatishmëri në rast të incidenteve apo përmbytjeve. Kryeqyteti është zgjuar me prezencë të konisderueshme uji në rrugë. Këto pamje i përkasin rrugës Don Bosko, një nga zonat më me risk për përmbytje.Prezencë ujë është vënë re edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit. Këto pamje i përkasin shkollës 9 vjecare lidhja e prizerenti në Paskuqan. Ujë në oborr për pak është bërë pengesë për hapjen e dyerve të shkollës.Por gjithësesi kryeqyteti i ka rezistuar përmbytjeve. Lumi i Tiranës që prej vitesh në sezone dimri del nga shtrati duke marrë me vete edhe banesat e romëve, këtë vit këta qytetarë u kanë shpëtuar përmbytjeve. Ka patur fryrje të lumti por pa pasoja. Nënkryeari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo ka dal vetë në monitorimin e situatës në terren.Eno Bozdo: "Jam këtu për të inspektuar shkollën “Qazim Turdiu” ku u raportua gjatë mbrëmjes një situatë me ujë në oborr të shkollës me një përmbytje të lehtë. Për fat të mirë tashmë ujërat janë tërhequr. Dje në mbrëmje, kryetari i Bashkisë, Z. Lulzim Basha ka mbledhur shtabin e emergjencës së Bashkisë së Tiranës për t’i bërë ballë situatës së reshjeve. Nuk bëhet fjalë vetëm për sot, por të dhënat meteorologjike tregojnë që deri të dielën ka për të pasur reshje. Për momentin kemi më shumë se 930 forca të Bashkisë të ndërmarrjeve të ndryshme, plus Ujësjellës kanalizimet të cilët monitorojnë Tiranën në pika të nxehta. "Gjatë orëve të paradites kryeqyteti ka shënuar edhe tarfik i cili është normalziuar më vonë nga ndërhyja e efektivëve të policisë në kryqëzimet kryesore.