Fier, digjet magazina me mallra të skaduar, dyshohet e qëllimshme

Magazina me mallra të skaduar e sekuestruar pasditen e së enjtes, 5 shkurt 2015 nga policia e Fierit është djegur mëngjesin e sotëm. Nuk dihen shkaqet e zjarrit në magazinën që ishte në ruajtje nga policia, por dyshohet të jenë të qëllimshme. Në magazinë ricikloheshin mallra të skaduar duke ua ndryshuar datë-skandencën.Fier- Eshtë djegur një prej dy magazinave me mallra të skaduara, të cilat u sekuestruan dje gjatë një operacioni të policisë së qytetit myzeqar.Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për të shuar flakët, të cilat janë vërejtur në orët e mëngjesit.Magazina me mallra të skaduar ishte në ruajtjen e policisë pas arrestimit të dy vëllezërve Bujar dhe Besim Tupi gjatë operacionit të koduar "Skandenca".Sipas hetimeve, dy vëllezërit ishin pronarë të magazinës ku grumbulloheshin mallra ushqimore dhe detergjente te ndryshëm te cilave u kishte kaluar afati skadimit.Një pjesë e mallrave u ishte fshirë data e skadencës dhe dyshohet se do të bëhej riciklimi i tyre me një tjetër datë skadence dhe më pas do të hidheshin ne treg.Mallrat transportoheshin pas falsifikimit të datë-skandecës në nje magazinë tjetër, ku bëhej shpërndarja e tyre në pika shitjeje.Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kesaj veprimtarie kriminale. [caption id="attachment_460918" align="alignnone" width="967"]fier magazinae Në foto: Magazina e mallrave të skaduar teksa digjet[/caption][caption id="attachment_460923" align="alignnone" width="887"]1 Në foto: Zjarrfikësja e cila ka mbërritur për shuarjen e flakëve të magazinës, 6 shkurt 2015[/caption]/Oranews.tv/