Prishtinë, 60 mijë shqiptarë duan pasaportë serbe

Prishtine- 60 mijë shqiptarë të Kosovës kanë kërkuar zyrtarisht që të bëhen serbë, duke kërkuar të pajisen me pasaportë nga Beogradi.Kjo i ka dhënë mundësinë ministrit të Brendshëm serb Nebojsha Stefanovic që ta përdorë fenomentin politikisht. Sipas agjensicë B92, Stefanovic e ka cilësuar fenomenin si një dështim të shqiptarëve për ta parë Serbinë si vendin e tyre.Minsitri deklaroi se në 48 orët e fundit janë arrestuar 290 persona, shumica shqiptarë nga Kosova, të cilët po përpiqeshin të kalonin ilegalisht kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.Stefanovic shtoi se janë bërë 256 kallëzime për shkelje dhe 50 kallëzime penale kundër kontrabandistëve, si dhe janë konfiskuar 15 automjete.Stefanovic paralajmëroi në Beograd se do të bisedojë me homologun gjerman për problemin e emigrantëve ilegalë dhe të azilantëve të rremë. Ndërkaq ky fenomen, i cili prej ditësh ka shqetësuar të gjithë Kosovën, ka detyruar presidentet e Kosovës të nisë një fushatësensibilizuese për të bindur qytetarët të mos lënë vendin e tyre.Në takimin në Vushtri, vend i cili thuajse është braktisur totalisht dhe që në shkolla 406 nxënës kanë emigruar në vendet e Perëndimit me prindërit e tyre, ajo u shpreh.Kurse qeveria deklaroi se iu ka falur të gjitha borxhet kosovarëve, një nisëm kjo për parandalimin e ikjeve masive.Në stacionin e autobusëve në Suboticë, qytet në veri të Vojvodinës, çdo ditë mbërrijnë rreth dhjetë autobus me qytetarë të Kosovës, qoftë përmes linjave të rregullta apo edhe jo të rregullta. Ky qytet shtrihet afër kufirit të Serbisë dhe Hungarisë, ku shtetasit kosovorë largohen drejt veneve perëndimore.