Arrestohet kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Lë qelinë, dërgohet në spital

Tre muaj para zgjedhjeve lokale kryetari i bashkisë së Vlorës,  Shpëtim Gjika ka provuar prangat nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve, vetëm pak kohë pasi gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm përballë të njëjtave akuza.Kryebashkiaku i qytetit bregdetar është prangosur pasditen e së premtes në banesën e tij në zonën e Ujit të Ftohtë. Por pak orë pas arrestimit kryebashkiaku Gjika nën shoqërinë e forcave të policisë ka lënë qelinë dhe është dërguar në spital, pasi ka pasur probleme me zemrën dhe tensionin.Bashkë me të pas hekurave kanë përfunduar edhe shefja e urbanistikës Doriana Sulaj, dhe biznesmeni Artur Haxhi të cilit akuzohet se i kishte dhënë leje të jashtëligjshme për ndërtimin e një pallati 11 katësh.  Mandatet e prera nga prokurori Ramadan Troci, i bërë i njohur për arrestimin e ish- guvernatorit Ardian Fullani dhe të vulosura me masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Vlorës, janë zbatuar nga Grupi I Operacioneve Speciale.Kjo video amatore tregon momentin e arrestimit të biznesmenit Artur Haxhi,i cili u vu në pranga në kohën që sapo kishte përfunduar një transfertë parash. Ndërsa tre të arrestuarit u dërguar në drejtorinë  e policisë së qarkut Vlorë, Prokuroria e Përgjithshme përmes një deklarate zyrtarizoi akuzat ndaj Gjikës, vartesës së tij dhe biznesmenit Vlonjat dhe zbardhi detaje nga hetimet.Gjithcka ka nisur në bazë të  kallzimit të një shtetasje të regjistruar si procedim penal me nr.1264 në vitin 2013, ndërsa veprimt hetimore sipas prokurorisë kanë provuar se:Në mbledhjen e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datës 17.01.2011, duke u nisur nga përmbajtja e protokollit të kësaj mbledhje, nuk rezulton që të jetë marrë në shqyrtim ndonjë kërkesë për shesh ndërtimi apo për leje ndërtimi nga pronarët e truallit të mësipërm apo nga subjekti ndërtues, si dhe nuk rezulton që të jetë miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi në favor të pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues të mësipërm.Në këtë mënyrë, prokuria bazuar në hetimet e deritanishme vlerëson se: ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se shtetasi Shpëtim Gjika në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj kanë konsumuar veprat penale "falsifikim i dokumentave", nga personi që e ka për detyrë të lëshojë dokumentin, "shpërdorim i detyrës", "ndërtim i paligjshëm" dhe "veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", ndërsa shtetasi Artur Haxhi dyshohet se ka konsumuar veprat penale "falsifikim i dokumentave", në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, "ndërtim i paligjshëm" dhe "mashtrimi",Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku I Vlorës përballet me drejtësinë me akuza gati të njëjta. Më 27 nëntor 2015 gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vëndin e quajtur "Tre Rasat".[caption id="attachment_461000" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Tre të arrestuarit, Artur Haxhi, Shpëtim Gjika dhe Dorjana Sulaj Në foto: Tre të arrestuarit, Artur Haxhi, Shpëtim Gjika dhe Dorjana Sulaj[/caption]Gjika u padit nga një vlonjate në 2013Prokuroria e Vlorës kishte regjistruar procedim penal nr.1264 viti 2013, në bazë të kallëzimit të një shtetaseje."Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se shtetasi Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuara.[caption id="attachment_460999" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Pallati për të cilin akuzohen të arrestuarit Në foto: Pallati për të cilin akuzohen të arrestuarit[/caption]Dokumentat e dyshuara të falsifikuara janë:1.         Vendim me nr.1, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në numërin rendor 19 të të cilit përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi 2-8-10-11 kate me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje”;2.         Vendim me nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, sipas formularit nr.2, që mban datën 10.04.2013, për truallin në pronësi të 4 familjeve”;3.         Lejë ndërtimi nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas formularit nr.4, që mban datën 10.04.2013, në favor të subjektit ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k;4.         Leja e përdorimit me nr.18, datë 18.06.2013 e Kryetarit të Bashkisë Vlorë.Artur Haxhi ndertoi pallatin 11 katësh ne truall shtetëror(Video: Momenti kur Artur Haxhi arrestohet)"Biznesmeni Artur Haxhi, administrator dhe përfaqësues ligjor i shoqërisë Turi & MZB Shpk akuzohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të ndërtuar  një pallat 11 katësh. Pallati është ndërtuar në një truall shtetëror, por ka përvetësuar edhe një pjesë në pronësi të personave të tjerë.Rreth orës 16:00 mësohet se Gjika së bashku me dy të arrestuarit e tjerë janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë së Vlorës.[caption id="attachment_460981" align="aligncenter" width="640"]Në foto: Biznesmeni Artur Haxhi dhe momenti i tij i arrestimit Në foto: Biznesmeni Artur Haxhi dhe momenti i tij i arrestimit[/caption] Ku ndodhi arestimi dhe akuza:Shpëtim Gjika u arrestua në banesën e tij tek uji i Ftohtë. Mësohet se është shoqëruar pa pranga. U arrestua per vepren penale "Shpërdorim detyre", "Fallsifikimi i dokumentave", "Veprime që pengojne zbulimin e te vertetes", dhe "Ndertim i paligjshem te kryera ne bashkepunim.Doriana Sulaj është arrestuar në zyrën e saj në bashki per veprat penale "Shpërdorim detyre", "Falsifikim dokumentash"  dhe "Ndërtim i paligjshem" dhe "Veprime qe pengojne zbulimin e te vertetes" te kryera ne bashkepunim.Artur Haxhi është arrestuar sapo kishte dalë nga një bankë për veprat penale "Falsifikim i dokumentave" "Ndërtim i paligjshem" dhe "Mashtrimi" të kryera në bashkëpunim. Njoftimi i Prokurorisë për arrestimin e Shpëtim GjikësGjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Shpëtim Gjika, me funksion Kryetar i Bashkisë Vlorë dhe shtetasen Doriana Sulaj, me funksion Drejtor i Drejtorisë të Planifikimit të Territorit në këtë institucion, të dyshuar për konsumimin e veprave penale të “fallsifikimit të dokumentave...”; “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim i paligjshëm..”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.Gjithashtu, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për shtetasin Artur Haxhi, administrator i shoqërisë së ndërtimit “Turi&M.Z.B”, i dyshuar për konsumimin e veprave penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.Penal.Vendimi i gjykatës është zbatuar nga ana e forcave të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Vlorë.Prokuroria e Vlorës ka regjistruar procedimin penal nr.1264 viti 2013, në bazë të kallëzimit të një shtetaseje.Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme lidhur me këtë procedim penal ka rezultuar se shtetasi Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, kanë përpiluar dhe lëshuar dokumenta me përmbajtje të falsifikuara. Me konkretisht, dokumentat e dyshuara të falsifikuara janë si më poshtë vijon;1.         Vendim me nr.1, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në numërin rendor 19 të të cilit përshkruhet se “është miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi 2-8-1011 kate me subjekt ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k, me pronarë 4 familje”;2.         Vendim me nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, sipas formularit nr.2, që mban datën 10.04.2013, për truallin në pronësi të 4 familjeve”;3.         Lejë ndërtimi nr.1/19, datë 17.01.2011 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, sipas formularit nr.4, që mban datën 10.04.2013, në favor të subjektit ndërtues “Turi&M.Z.B” sh.p.k;4.         Leja e përdorimit me nr.18, datë 18.06.2013 e Kryetarit të Bashkisë Vlorë.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në mbledhjen e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datës 17.01.2011, duke u nisur nga përmbajtja e protokollit të kësaj mbledhje, nuk rezulton që të jetë marrë në shqyrtim ndonjë kërkesë për shesh ndërtimi apo për leje ndërtimi nga pronarët e truallit të mësipërm apo nga subjekti ndërtues, si dhe nuk rezulton që të jetë miratuar shesh ndërtimi dhe lejë ndërtimi në favor të pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues të mësipërm.Dokumentat me përmbajtje të falsifikuar janë përdorur nga administratori dhe përfaqësuesi ligjor i shoqërisë “Turi&M.Z.B” sh.p.k, shtetasi Artur Haxhi, me qëllim për të justifikuar kryerjen e ndërtimit si dhe për të rregjistruar objektin e ndërtuar në Z.Rr.P.P Vlorë. Rezulton se ndërtimi është kryer pjesërisht edhe në truall me pronësi shtet apo në pronësi të personave të tjerë.Mbi bazën e këtyre dokumentave me përmbajtje të falsifikuar është kryer ndërtimi i objektit godinë banimi dhe shërbime me 11 kate dhe se për ndërtimin e këtij objekti është lëshuar leja e përdorimit dhe dokumentacioni është dërguar për tu rregjistrar pronësia e objektit në Z.Rr.P.P Vlorë.Njëkohësisht, gjatë hetimeve paraprake është kërkuar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë në mënyrë të përsëritur që të sekuestrohet në Bashkinë Vlorë protokolli i mbledhjeve të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, për mbledhjet e zhvilluara në vitin 2011. Nga ana e Kryetarit të Bashkisë Vlorë si dhe Drejtores së Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, protokolli i mbledhjeve në mënyrë të përsëritur është refuzuar që të vihet në dispozicion të grupit hetimor të kryesuar nga Prokurori.Në këtë mënyrë, nga hetimet e deritanishme ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se shtetasi Shpëtim Gjika në bashkëpunim me shtetasen Doriana Sulaj kanë konsumuar veprat penale “falsifikim i dokumentave”, nga personi që e ka për detyrë të lëshojë dokumentin, “shpërdorim i detyrës”, “ndërtim i paligjshëm” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 186/3 e 25, 248 e 25, 199/a/2 e 25 dhe 301 të K.Penal, ndërsa shtetasi Artur Haxhi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “falsifikim i dokumentave”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, “ndërtim i paligjshëm” dhe “mashtrimi”, të parashikuara nga nenet 186/2, 199/a/2 e 25 dhe 143/2 të K.PenalMbi bazën e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, me vendimet e datës 06.02.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është caktuar për shtetasit Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj dhe Artur Haxhi masa e sigurimit personale “arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.Më 27 nentor gjykata e shpalli te pafajshem Me firmën e këtij prokurori u arrestua edhe ish guvernatori Ardian Fullani.Më 27 nëntor 20145 gjykata e Tiranës e shpalli të pafajshëm për akuzën e falsifikimit të lejeve të ndërtimit të dy godinave njëra në lagjen Pavarësia dhe tjetra në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në vëndin e quajtur "Tre Rasat".