Shtyhet më 31 mars afati për institucionet që nuk kanë paguar sigurimet

Do të ketë një afatë të dytë për inistitucionet shtetërore dhe biznesin për të paguar kontibutet e prapambetura të punonjësve. Madje, do të ndiqet e njëjta skemë në këtë rast, kush paguan detyrimet deri më 31 mars, përfiton falje të gjobës me 80%. Vendimi për këtë inicativë të kryeministrit u mor në mbledhjen e këshillit kombëtar të punës. Erjon Veliaj : " Kemi një propozim konkret, shumë i ngjashëm me propozimin për vjeljen e detyrimeve të energjisë elektrike, i cili kërkon që të shtyhet afati, duke qenë se kemi qenë në një situatë të vështirë edhe për shkak të reshjeve në jug të vendit, dhe shumë prej bizneseve kanë pasur një ndërprerje të veprimtarisë.Që të shtyhet afati, kjo duhet të miratohet në Këshillin Kombetar të Punës. Nga data 15 shkurt, që ishte lënë për pagesën e detyrimeve, për ta shtyrë deri në datën 31 mars pagesën e detyrimeve të prapambetura të sigurimeve shoqërore. Gjithashtu bashkë me një ofertë që ne të falim 80% të gjobës për ata, që brenda datës 31 mars, do të paguajnë të plota principalet e sigurimeve shoqërore. Duke pasur parasysh kushtet që po kalon vendi, gjykoj që është e arsyeshme që data 31 mars të aprovohet nga Këshilli Kombëtar i Punës dhe pastaj do të dërgojmë përpara qeverisë ligjin për faljen e gjobave të sigurimeve shoqërore. Ne nuk na intereson mbledhja e gjobave, por mbledhja e detyrimeve, që qytetarët të kenë të paguara sigurimet shoqëore dhe t'u garantohet pensioni. Dhe kjo është arsyeja pse po aplikojmë të njëjtën formulë si me pagesat e energjisë elektrike, pra të gatshëm të falim 80% të gjobës, me kusht që brenda datës 31 mars, asnjë shqiptari të mos i privohet e drejta për pension nëse ka detyrime të papaguara nga institucioni ose biznesi ku ka punuar".Ndërsa drejtorja e tatimeve Briselda Shehaj I kërkoi bizneseve të  bëjnë deklarimet të plotë të pagës së punëtorëve në të kundërt do të ketë masa administrative në gjobë.Briseida Shehaj: " Të bëni diferencimine  pagave se kemi dhe çudira, biznese VIP ku sanitarja paguhet 22 mijë lekë, por edhe juristi apo ndonjë shef departamenti paguhen me 22 mijë lekë. Kërkojmë partneritetin e biznesit që të jetë i drejtë, sic është qeveria me biznesin dhe të raportojë paga reale. Në të kundër në bazë të denoncimeve të marra nga punë marrësit do të merren edhe masa për gjobë."Gjithashtu për sigurinë dhe shëndetin në punë u diskuatruar prezanca e mjekëve dhe komisionin I vecantë për sektorët që shfaqin më tepër rrisk në shëndetin e punonjësve.