Bashkëshorte dhe amvisa që 9 vjeç, ja femrat sipas ISIS-it
“Bashkojuni ISIS-it, do të martoheni që 9 vjeç dhe do ta shpenzoni pjesën tjetër të jetës suaj duke u kujdesur për shtëpinë”. Me këtë mesazh, xhihadistët shpresojnë që të shtyjnë femrat arabe të lënë vendet e tyre për t’u transferuar në Siri ose Irak.Një poster me 40 faqe, u publikua në sajtin e xhihadistëve më të njohur nga brigade femërore Al-Khanssaa dhe tani është përkthyer nga anglezi Charlie Winter, një hulumtues i Quilliam Foundation. Në një tjetër propagandë terrori, ISIS nënvizojnë vizionin e tyre “për stilin e jetën të urdhëruar nga Allahu” për femrat.Arsimi për femrat duhet të nisë në moshën 7 vjeçare dhe të përfundojë në moshën 15 vjeçare, e të përqëndrohet kryesisht në mësimet e Kuranit, gatimi dhe qëndisja. Sipas tyre nuk është e nevojshme që gruaja të bredhë pëe t’u diplomuar dhe për të provuar sa e zgjuar është.Ndalohet rreptësisht kirurgjia plastike, pirsing dhe vathët. Sipas xhihadistëve, qëndrat estetike dhe dyqanet e veshjeve janë “fryt i djallit”. Pas martesës, gruaja duhet të qëndrojë e mbuluar dhe “e fshehur” nga bota. Xhihadistët e ISIS thonë se femrat duhet të martohen që 9 vjeç, dhe jo 16 apo 17, kur ato janë ende të reja dhe aktive.