Duo Duo, qeni në Kinë që zhvillon 40 lloje sportesh
Do të njiheni tani me qenin më sportiv në botë. Duo Duo, ky është emri i tij dhe për banorët e Junan në jugperëndim të Kinës është kthyer në një argëtim pasi zhvillon 40 lloje sportesh.Quhet Duo Duo, është katër vjeç dhe është qeni më sportiv që keni parë ndonjëherë. Duo Duo zhvillon 40 lloje sportesh dhe jo vetëm ato që bëjnë kafshët.Pronari i tij, i cili jeton në Junan, në jugperëndim të Kinës e bleu për 20 juan dhe fillimisht nuk kishte ndërmend ta stërviste.Por një ditë një miku i tij i mësoi Duo Duos dy lëvizje të thjeshta, si përshembull të ulet apo të ngrihet, të cilat qeni i përvetësoi në kohë rekord.Më vonë Duan i bleu qenit lodra si biçikletë apo skateboard. Krejt në mënyrë të papritur qeni nisi ti zotërojë shpejt dhe lehtësisht. Tashmë Duo Duo mund të bëjë ski, patinazh, përdor skateboard dhe shumë mjete të tjera sporti.Duo Duo tashmë është bërë ylli i zonës dhe shpeshherë bashë me padronin e tij performojnë në rrugë, duke argëtuar shumë njerëz.